Sport

Të shtunën, meçi i karrierës për “Granitin” shqiptar!

Autori: Gazeta inFokus 21:10 | 05 January 2026

Njëri ndër boksierët më në formë shqiptarë, Granit Shala, të shtunën zhvillon meçin më të rëndësishëm në karrierë deri më tani.

29-vjeçari lufton për titullin “IBF International” në kategorinë e rëndë.

“IBF” është ndër federatat më të famshme të boksit profesionist.

-Advertisement-

Shala do të përballet me kroatin Petar Milas.

18 fitore dhe vetëm një disfatë, janë rezultatet fantastike të “Graniti” shqiptar në boksin profesionist.

Rezultatet identike ka edhe boksieri nga Kroacia.

Ngritjen e madhe në boksin profesionist, Shala e ka arritur me trajnerin dhe menaxherin e suksesshëm shqiptar në Gjermani, Agron Kurtishin.

Ky meç do të zhvillohet në Oberhausen të Gjermanisë në “Rudolf Weber Arena”, të shtunën në mbrëmje.

Do të transmetohet në televizionin numër një të eventeve të boksit në dekadën e fundit, DAZN.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy