Lajme

Të shtunën mbahet afati i dytë i Maturës, afro 5 mijë kandidatë të aprovuar

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 27 August 2026

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se gjithsej 5 mijë e 33 kandidatë kanë aplikuar në afatin e dytë për Provimin e Maturës përmes platformës eKosova, ndërsa pas shqyrtimit dhe verifikimit janë aprovuar 4 mijë e 967 aplikime.

Provimi do të mbahet të shtunën, më 29 gusht 2026, duke filluar nga ora 10:00, në gjithsej 55 qendra të testimit, raporton Klankosova.tvb.

Sipas njoftimit, të gjithë komisionarët dhe administruesit duhet të jenë në qendrat përkatëse një orë para fillimit të provimit, për të siguruar organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit.

-Advertisement-

“Kandidatët duhet të paraqiten në qendrën e testimit përcaktuar në listat përfundimtare dhe të kenë me vete dokumentin përkatës të identifikimit. Për garantimin e një procesi të rregullt, të sigurt dhe të barabartë për të gjithë kandidatët, kërkohet respektimi i plotë i udhëzimeve dhe rregullave të përcaktuara për administrimin e Provimit të Maturës”, thuhet në njoftimin në Facebook.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy