Rozë

Të shtrira në krevat e të zhveshura, çfarë po bëjnë vajzat e “Big Brother VIP”? (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 09 November 2021

Pas hyrjes së Einxhel Shkirës në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Kledi nisi t’i afrohej, prandaj disa banorë dolën në përfundimin se ai ka një pëlqim për moderatoren. Ditën e djeshme, veprimet e tyre e kanë përforcuar edhe më shumë këtë gjë.

Kledi vendosi t’i bëjë një masazh relaksues Einxhelit. Si rezultat, ajo u zhvesh në pjesën e sipërme dhe u shtri në krevat, ndërkohë që Kledi kujdesej për kurrizin e saj.

Kësaj panorame nuk i rezistuan dot Beniada dhe Semi. Mbesa e Nishanit mbajti veshur vetëm xhinset, ndërsa Semi u zhvesh e gjitha dhe i mbuloi pjesët intime me një peshqir të bardhë. Kledi vendosi që t’u bëjë edhe atyre masazh për t’i qetësuar.

-Advertisement-

“Uaaa, çfarë dore!”, tha gjatë kohës që masazhohej Beniada.

Që në fillim, ish-futbollisti ka treguar se mediton për të qetësuar trupin dhe mendjen, e disa metoda ua ka mësuar edhe një pjese të banorëve në shtëpi. Gjithashtu, ai ka zbuluar se është i lidhur me një vajzë të huaj, e cila është nënë e një fëmije.

Por kjo gjë nuk e ka penguar konkurrentin që të masazhojë vajzat seksi të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera