Lajme

Të shtënat me armë në rrugën “Bardhyl”, policia arreston një person

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 27 September 2017

Policia e Tiranës ka dhënë detaje mbi ngjarjen e ndodhur mbrëjen e djeshme në rrugën “Bardhyl”, ku ka patur të shtëna me armë.

Blutë e kryeqytetit kanë arrestuar një shtetas dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër. I arrestuar është 37-vjeçari Sandër Dapaj, banues në Tiranë dhe i dënuar më parë, i cili është kapur në flagrancë në vendngjarje me armë zjarri të llojit “Beretta”. Ndërkohë, u shpall në kërkim pronari i pikës së basteve sportive, shtetasi me iniciale K.S., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Këta dy shtetas, rreth orës 22:10, në pikën e basteve sportive janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me shtetasit G.S., 35 vjeç, E.O., 35 vjeç (i dënuar më parë), Sh.F., 32 vjeç, E. B., 36 vjeç dhe O.Xh., 46 vjeç , të gjithë banues në Tiranë.

-Advertisement-

Si pasojë e konfliktit, shtetasi Sandër Dapaj ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Gjatë kontrollit rezultoi se pika e basteve nuk kishte licencë.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy