Lajme

 “Të panevojshme” – Ministri i Kurtit kritikon ndërtimin e nënstacioneve të reja në veri

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 27 November 2024

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se ndërtimi i nënstacioneve të reja të Policisë së Kosovës në veri “është i panevojshëm”.

“Ajo mënyrë e komunikimit me qytetarët nuk është më e mira, për faktin se numri i stacioneve është në rritje. Edhe pse mund të kenë munguar aty, nuk e di nëse për këtë po bëhet. Përsëri, ky është tregues negativ”, ka thënë Rashiq në një prononcim për mediumin në gjuhën serbe “Kim”.

Rashiq ka theksuar gjithashtu se Policia e Kosovës është e vetmja polici që ekziston dhe se “njerëzit për nga natyra janë të tillë që duhet të përshtaten me rrethanat”.

-Advertisement-

“Ka pasur të paktën tre-katër rekrutime, e di që kanë qenë rreth 200 apo 300 policë të saporekrutuar, që mendoj se është mënyra për të arritur besimin. Nëse këta të rinj punësohen si policë, popullsia vendase i njeh dhe për rrjedhojë ngjall besim të ri”.

Rashiq tha se “nuk pret shumë” nga raundi i ardhshëm i dialogut Kosovë-Serbi dhe shton se “serbët janë vëzhgues të heshtur të fatit të tyre” në atë proces.

“Është gjithmonë mirë të kemi takime, pavarësisht nëse e konfirmoni sërish të njëjtën gjë – se nuk ka marrëveshje. Arsyet janë të qarta, në këtë rast këtu fillon fushata parazgjedhore dhe në Beograd shihet se ka disa lloje tensionesh, prandaj nuk hyjmë në analizën e kësaj. Por, sipas zakonit të keq të vjetër, ndoshta do të kthehen pa marrëveshje”, ka thënë ai.

Ai shtoi se “do të pasojnë bisedime të reja në kuadër të dialogut” dhe se serbët e Kosovës, siç tha ai, nuk e kanë idenë se cili është thelbi i tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera