Fokus

“Të paktën një gjyqtar shihet haptazi që është i anshëm” – Ehat Miftaraj analizon gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 07 December 2024

Si asnjëherë më parë, vet ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ia ndërpreu fjalën njërit prej gjyqtarëve në seancën kundër tij, kur gjyqtari po i parashtronte pyetje një dëshmitari.

 

-Advertisement-

 

Ai u ankua për paanshëmëri, pasi sipas tij gjyqtari me pyetjet e tij po e shtyente dëshmitarin drejt një përgjigje që dëshironte ta dëgjonte vet gjyqtari.

E një mungesë të paanshmërisë nga të paktën një gjyqtar i trupit gjykues në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, e ka vërejtur edhe Ehat Miftaraj, drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi.

“Mbase nga presioni mirëpo po e shohim që kah fundi, së paku një gjyqtar i cili shihet haptazi që është i anshëm, dhe mund të themi që në bazë të veprimeve që kemi parë sot, çfarëdo vendimi që ai gjyqtar mund të marrë, së paku sipas neve mund të ngritë dyshime për paanshmërinë e tij në këtë proces gjyqësor së paku në muajt e fundit”, ka thënë Miftaraj, i ftuar në emisionin “Infotalks” në Gazeta Infokus.

Miftaraj ka sqaruar se në asnjë mënyrë gjyqtarit nuk i lejohet të parashtroj pyetje sygjestive.

“Gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve nuk i lejohet gjyqtarit që të bëjë pyetje sygjestive, nuk duhet gjyqtari ta orientoj dëshmtiarin, sepse pak ka rëndësi se çfarë përgjigje dëshiron të dëgjoj gjyqtari. Gjyqtari duhet ta dëgjoj përgjigjen e cila është e bazuar në fakte dhe në argumente dhe e cila e tregon realitetin. Dhe jo gjyqtari të bëjë pyetje e cila e orienton dëshmitarin sepse gjyqtari dëshiron të dëgjoj një lloj përgjigje që i konvenon atij. Kjo nuk guxon me ndodhë. Kjo nuk guxon të ndodhë në gjykatat tona dhe në asnjë gjykatë në botë. E më së paku në Gjykatën Speciale”, ka deklaruar Miftaraj. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera