Sport

Të pakënaqur me rezultatet, tifozët e Feronikelit kërkojnë dorëheqjen e Klodian Duros

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 25 February 2021

Feronikeli u mposht nga Drenica 3-1, në ndeshjen e sotme në kuadër të javës së 21-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra e drejtuar nga Klodian Duro, në katër xhirot e fundit ka vetëm një barazim dhe tri humbje.

Por, humbja e sotme ka ngjallur reagim tek tifozët e Niklit, ‘Tigrat e Zi’, të cilët me anë të një postimi në facebook kanë kërkuar dorëheqjen e trajnerit.

-Advertisement-

“Nga ti Analist i Superliges sonë ne qysh tani kerkojmë dorheqje sepse ne nuk ta lejojmë ato qe i ke ba deri sot në klubin tonë të zemres, kerkojmë edhe nga Presidenti jonë Z.Naser Ramaj qe sante te merr vendimin për ty Analist”, thuhet ndër të tjerash në postimin e Tigrave, të cilin e gjeni me poshtë./Gazeta inFokus/

Kerkes për Klodian Duron ⬇️

Nga ti Analist i Superliges sonë ne qysh tani kerkojmë dorheqje sepse ne nuk ta lejojmë ato…

Posted by Tigrat e Zi – Drenas on Thursday, February 25, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera