Të hënën nis ndërtimi i Shkollës në fshatin e Kadri Veselit që kushton 1.2 milion euro
Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 01 June 2017
Në fshatin Braboniq, në të cilin ka lindur shefi i PDK-së Kadri Veseli, të hënën do të nisë ndërtimi i shkollës fillore që kushton 1.2 milion euro dhe financohet direkt nga Ministria e Arsimit, të cilën e udhëheq zyrtari i lartë i kësaj partie, Arsim Bajrami. Për projektet në komunat që udhëheq LDK-ja po angazhohet kryesisht ministri Lutfi Zharku. Edhe LVV-ja, edhe AAK-ja këto ditë kanë kontraktuar projekte të mëdha në Prishtinë, në Deçan, …
Ministria e Arsimit është kujdesur që t’ua ndërtojë një shkollë supermoderne, në vlerë prej hiç më pak se 1.2 milion eurosh, bashkëfshatarëve të kryetarit të PDK-së Kadri Veselit. Të hënën e ardhshme, gjashtë ditë para se të votohet për zgjedhjet e përkohshme parlamentare, kompania që e ka fituar tenderin “Standard Plus” do t’ia nisë punimeve për ndërtimin e objektit të shkollës fillore në Braboniq të Mitrovicës, fshat ky në të cilin ka lindur kryeparlamentari Kadri Veseli, shkruan gazeta Zeri.
Vlen të ceket se edhe pse është në komunë të Mitrovicës, e cila udhëhiqet nga Agim Bahtiri i AKR-së, ky projekt është financuar nga Ministria që drejtohet nga Arsim Bajrami, kandidat për deputet të PDK-së. Për ndërtimin e një shkolle kaq moderne, e cila nuk është ndërtuar as në qendrat më të mëdha të Kosovës, kontrata është nënshkruar gjatë muajit të kaluar (prill), derisa fillimi i punimeve është neglizhuar deri në afatin e mbajtjes së zgjedhjeve, ndonëse një gjë e tillë është mohuar nga kompania kontraktuese.
“Punimet nuk janë vonuar për shkak të zgjedhjeve, por na kanë dalë si punë të tjera. Kështu që të hënën e ardhshme planifikojmë t’i fillojmë punimet në ndërtimin e shkollës së re në Braboniq”, ka deklaruar përmes telefonit për gazetën “Zëri” Dedë Nikollaj, inxhinier në kompaninë punëkryerëse.
Projekt i njëjtë për ndërtimin e shkollës fillore “Q. Ilazi” është nisur edhe në Kaçanik, komunë kjo ku udhëheq PDK-ja. Tenderin në vlerë prej 1.1 milion eurosh e ka fituar po ashtu nga Ministria e Arsimit kompania “Ada Consulting”.
Të tjera
-
Tre të lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në Prishtinë
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve dje në ...
-
Malishevë, hajdutët vodhën materialin instalues elektrik të shtëpive
Dy të dyshuar kanë vjedhur në shtëpitë e një personi në fshatin Plloqicë të M...
-
Një burrë rrah familjaren në Prishtinë
Një burrë ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj familjares së tij në Pris...
-
Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e c...
-
Publikoi fotografi me ạrmë në rrjetet sociale, arrestohet një person
Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi kishte publikuar fotografi me p...
-
Vajza e Sali Berishës paraqitet në SPAK
Argita Malltezi, vajza e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ësht...
-
Prishtina sot renditet e 38-ta në botë për cilësinë e ajrit
Sot, Prishtina radhitet në vendin e 38 në botë për cilësinë e ajrit. Kësht...
-
Arrestohen pronarët e një kompanie të autobusëve, e rrạhën dhe kërcënuan një të mitur brenda stacionit në Ferizaj
Pronarët e një kompanie të autobusëve e kanë rrahur dhe kërcënuar një të ...
-
Për tri vite presidentja Osmani nuk e falë asnjë të burgosur
Mbi 100 kërkesa kanë shkuar në zyre të Presidentes Vjosa Osmani, me të vetmin...
-
Emocionon në studio infektologu kosovar, dëgjoni historinë rrëqethëse nga kontributi tij në luftë “Ajo vajzë nuk jeton më”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin ishte i ftuar doktor Infektologu Ha...
-
Lajçaku njofton se u takua me zyrtaren e lartë të OKB-së: Folëm për dialogun
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar dje n...
-
Instagrami heq filtrat e bukurisë
Nga 14 janari 2025, Instagram i thotë lamtumirë filtrave të bukurisë. Harr...