Lifestyle

Të gjitha femrat e botës ia kanë lakmi për shkak të bashkëshortit: Tani janë çmendur për shkak të fustanit të saj (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 09 August 2017

Paparacët e kanë vërejtur me rastin e shkuarjes për të ngrënë kafjall.

Jenna Dewan Tatum, aktore e suksesshme dhe bashkëshorte e Channing Tatumit për të cilin shumica e femrave ia kanë lakmi) në çdo moment dhe në çdo rast është e veshur në mënyrë fenomenale.

Është e njohur edhe për kombinimet e shkëlqyeshme të veshjeve në tepihun e kuq dhe në ngjarjet ultraglamuroze, mirëpo ajo gjithsesi di të shkëlqejë edhe e veshur me veshje paksa në variante më të rehatshme.

-Advertisement-

Kështu para disa ditësh paparacët e kanë vërejtur me rastin e shkuarjes për të ngrënë kafjall, ndërkaq fustani i saj interesant në të cilin dominon ngjyra e verdhë menjëherë është bërë lajm i ditës.

Supet e zhveshura, motivet me lule dhe fundi i tejdukshëm e kanë bërë këtë fustan shumë interesant, ndërkaq Jenna e ka kombinuar me këpucë të thjeshta ngjyrë të zezë dhe çantë ngjyrë të hirtë.

Përfundimisht ishte e mrekullueshme! – transmeton Telegrafi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera