Opinione

Të festosh e krenohesh me injorancën tënde

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 22 December 2023

Zyra e komunikimit të VV-së vazhdon me shpërfaqë mos dijën e saj. Sot ata kanë postuar një grafikon ku thuhet “Kosova në top 3 për zhvillim ekonomik në Evropë”. Pyetja është, e si është Gjermania dhe Europa? Gjermania ka rritje negative apo recesion -0.5% ndërsa mesatarja Evropiane është vetëm 1%. A mos janë Gjermanët budallë? A po vijnë Gjermanët në Kosovë me punu apo Kosovarët po shkojnë në Gjermani? E Kosova po na dilka thujase e para në Evropë? Mos është kjo ‘shumë e bukur për me qenë e vërtetë’?

Me u krenuar me rritje ekonomike në kohë të inflacionit të lartë është sikurse me u krenuar me budallakinë dhe mosdijen tënde. I gjithë përkushtimi i qeverive Europianë ka qenë që me ngadalsuar ekonominë artificialisht, në mënyrë që më shkatërru kërkesën. Kjo për të frenuar inflacionin. Edhe normat e interesit janë rritur qëllimisht që të ngadalsohen aktivitetet ekonomike dhe biznesore.

Flirtimi me recesion gjatë vitit 2023 ka qenë qëllimi kryesor i qeverive të avancuara, pra mos të ketë rritje ekonomike se kjo e rrit kërkesën në treg e pastaj rritet inflacionin. Inflacioni i lartë është shumë më i dëmshëm sesa recesioni.

-Advertisement-

Inflacioni i lartë është kancer i ekonomisë, ndërsa recesion një smundje e pëkohshme vetëm. Andaj, kjo propagandë shpërfaqë asgjë më shumë sesa injorancën qeverisëse dhe të politikave publike dhe ekonomisë të qeverisë dhe partisë në pushtet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera