Lajme

Të enjten ndërpritet furnizimi me ujë në Obiliq dhe Milloshevë

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 13 October 2026

Banorët e Obiliqit dhe të fshatit Milloshevë do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të enjten, më 15 tetor, për shkak të punimeve të planifikuara në rezervuarin e qytetit.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina” – Njësia Operative e Ujësjellësit në Obiliq, ndërprerja e furnizimit me ujë do të zgjasë nga ora 09:00 deri në orën 18:00.

Ekipet përgjegjëse do të angazhohen për përfundimin e punimeve brenda afatit të paraparë, me qëllim të rikthimit të furnizimit me ujë sa më shpejt që të jetë e mundur.

-Advertisement-

KRU “Prishtina” u bën thirrje konsumatorëve që, pas rikthimit të furnizimit, t’i lënë rubinetat hapur për disa minuta, pasi uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt.

Konsumatorëve u kërkohet të marrin masat e nevojshme për sigurimin e ujit të pijshëm gjatë kohës sa do të zgjasë ndërprerja.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy