Të diskriminuar në Serbi, por edhe pa shtetësi në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 21 August 2022
erbia ka vazhduar diskriminimin duke pasivizuar adresat e më shumë se 4 mijë shqiptarëve nga Presheva, Medvegja e Bujanoci. E ata që jetojnë tash e disa vite në Kosovë, kanë vështirësi të mëdha për ta marrë shtetësinë e vendit tonë.
Derisa një ligj për pajisjen e shtetësisë së Kosovës pritet të hartohet dhe në fund të vitit të dërgohet në Kuvend për votim, shqiptarët e Luginës së Preshevës, jetojnë me vite të tëra pa fituar të drejtën e shtetësisë së Kosovës.
Fikri Mehmeti nga malësia e Bujanocit që nga viti 1999, jeton në Gjilan por pa dokumente të Kosovës.
“Që nga vitit 1999 ne jetojmë në Republikën e Kosovës si qytetarë arpatrit, pa asnjë lloj dokumenti identifikimi… Të mos kesh as një leje-qëndrim të përhershëm ose letërnjoftim shtetësi të Kosovës është më shumë se e paimagjinueshme”, thotë ai.
Ai shton se thotë se për leje qëndrim në Kosovë i duhet një dokument identifikimi nga vendi i origjinës.
“Për të marrë leje qëndrim të Kosovës duhet të kemi dokument identifikimi valid prej vendit të origjinës. Kjo është normale të vërehet për një qytetar i cili vjen në rrethana normale në Republikë të Kosovës dhe kërkon leje qëndrim, mirëpo ne të cilët kemi ardhur në gjendje lufte, unë i kam pas atëherë 6 vite nuk kam pas asnjë lloj dokumenti të Serbisë dhe mua më kërkojnë patjetër që ta kem një letërnjoftim apo pasaportë serbe me afat normal në mënyrë që të marrë leje qëndrim, dhe tani ka një vit që janë krijuar disa lehtësime tjera, kinse që e kanë zëvendësuar këtë dokument me dokumente tjera, mirëpo prapë nuk janë duke i interpretuar profesionalisht, prapë kur të shkoj me aplikuar për lejeqëndrim, hasim në vështirësi thuajse të njëjta siç kemi hasur edhe më herët”, shton ai.
Mehmeti më tej thotë se për lejeqëndrim, janë të detyruar të nxjerrin dhjetëra dokumente, derisa kritikon edhe zyrtarët që interpretojnë ligjin.
Mehmeti: Bëjnë interpretime të ligjit personat që nuk janë kompetent Video:
“Do të thotë për një leje qëndrim në Kosovë ne jemi detyruar me nxjerrë me dhjetëra, kështu mos të them me qindra dokumente dhe ende nuk na është mundësuar me marrë vazhdimisht ashtu siç e parasheh ligji për afat, disa kategori e kanë për bashkim familjar 3 vjet, disa kategori për punësim 5 vjet dhe neve 1 vit na lejohet, 1 vit refuzohet dhe askujt, ka raste që dikush ka 8 vite rend dhe prapë iu thonë jo ti duhesh me prit 10 vjet, do të thotë bëjnë interpretime të ligjit personat që nuk janë kompetent i zyrës për të huaj brenda dikasterit përkatës”, shton Mehmeti.
Në vitin 2001 një pjesë e shqiptarëve të jugut të Serbisë, kanë marrë shtetësinë e Kosovës përmes UNMIK-ut. Një ndër ta është edhe Fjolla Ibishi, e cila thekson se shtetësinë e ka përdorur për punësim.
“Në vitin 2001 nuk ka pasur Ministri të Brendshme, dokumentet i kam marrë përmes UNMIK-ut, mirëpo shtetasin e Republikës së Kosovës e kam shfrytëzuar për punësim, ndërsa për regjistrim të studimeve jam regjistruar me dokumente të Serbisë”, thotë ajo.
Ndërsa, Enver Haziri nga shoqëria civile për të drejtat e shqiptarëve të dëbuar nga Kosova Lindore në Gjilan, thotë se problematika ka filluar që nga viti 1999.
“Problematika ka filluar qysh në vitin 1999, problematika me shtetësi të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve, ku forcat serbe me dhunë dëbojnë 5 mijë qytetarë, nga malësia e Bujanocit, Karadaku i Preshevës dhe një pjesë e madhe e Medvegjës, dhe aty me të ardhur në Gjilan, fillon një avazi, i cili nuk po shihet drita në fund të tunelit, sa i përket çështjes me shtetësi të Republikë së Kosovës”, thotë ai.
Ai shton se është mision i Serbisë dhe i politikës serbe që të diskriminojë shqiptarët.
“Kur shteti serb na diskriminon, ne nuk çuditemi sepse është mision i Serbisë dhe i politikës serbe që të diskriminoj shqiptarët, por kur neglizhon shteti jonë, shteti amë Republika e Kosovës me këta qytetarë me të vërtetë e dhimbshme sepse përpos vështirësive që ia krijon në jetën e përditshme, i dëmton jashtëzakonisht edhe në aspektin moral, sepse shteti ynë të mos na përfillë në këtë gjendje jashtëzakonisht është e dhimbshme”, thotë ai.
Sipas tij, ligjet janë marrë nga Bashkimi Evropian dhe në letër janë të mira për t’i parë por në praktikë nuk përkojnë me realitetin.
“Unë jam jurist me profesion, unë i di ligjet të cilat janë, mirëpo ligjet janë marrë copy paste nga Bashkimi Evropian dhe në letër janë të mira me i pa por nuk përkojnë me realitetin, shoqëria kosovare ka specifika tjera andaj unë konsideroj dhe e lus edhe nga këtu Qeverinë e Republikës së Kosovës që ndryshim plotësimin të ligjeve. Kur t’i bënë sa i përket kësaj kategorie, të paktën ta konsultoj me banorët ose me shoqërinë civile, ku është problematika, pse këta qytetarë kanë mbet qe 22 vite pa shtetësi”, thotë ai.
Kurse, Ragmi Mustafi nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, thotë se çështja e pasivizimit të adresave është veprim diskriminues që tash po bëjnë institucionet e Serbisë.
Sipas tij, nuk ka numër zyrtar të personave të pasivizuar, pasi Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, nuk i është përgjigjur kërkesës për të treguar këtë numër.
“Sa i përket numrit të qytetarëve shqiptarë që janë pasivizuar pra Preshevë, Bujanoc dhe Medvegje, vështirë se do të ketë shifra zyrtarë për shkak se institucionet në stacionin policor, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme asnjëherë nuk i janë përgjigjur kërkesave të Këshillit Kombëtar Shqiptar për të treguar numrin e saktë të qytetarëve që janë pasivizuar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Megjithatë ka organizata joqeveritare dhe akademik e historian, studiues të cilët janë marrë me këtë temë dhe sipas tyre shifra arrin mbi 4 mijë, madje llogaritet që numri më i madh i të pasivizuarve, përkatësisht pasivizimi i adresave është në Medvegjë, ndërsa numri më i vogël është në Bujanoc dhe Preshevë”, tha ai.
Mustafi thotë se çështja e pasivizimit të adresave është shumë e ndjeshme.
“Çështja e pasivizimit është një çështje shumë e ndishme, dhe ne po shpresojmë që përfundimisht të merr formë me raportin e Parlamentit Evropian, me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, e Shtetet e Bashkuara të SHBA-ve, që kanë theksuar në drejtim të komunitetit shqiptar, pra në narcizëm, gjuhë të urrejtjes e madje me pasivizimin e adresave që janë të pavlerësuara dhe diskriminues. Ministria e Punëve të Brendshme, saktësisht Qeveria e Republikës së Serbisë”, tha ai.
Ai shton se bashkë me selitë e Këshillit Kombëtar Shqiptar janë duke u marrë me listën e të larguarve nga shtetësia e Serbisë.
“Po ne bashkërisht me selinë e Këshillit Kombëtarë në Bujanoc dhe degën në Preshevë, në përshkrimin për çështjen që ka të bëjë me pasivizimin e adresave, kemi një listë që janë lajmëruar dhe përkatësisht janë një numër i madh që nuk janë të vetëdijshëm që janë pasivizuar, dhe pasivizim e adresave e kërkojnë në momentin kur i rregullojnë dokumentet”, shtoi ai.
Ndërkaq nga Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë, theksojnë se ligji për fitimin e shtetësisë është në fazën e hartimit, dhe i cili do të dërgohet në përputhje me afatet ligjore.
“Ligji për shtetësi është në fazën e hartimit. Të gjitha çështjet që janë adresuar në koncept dokument do të përfshihen në këtë ligj, dhe ky ligj do të dërgohet në përputhje më afatet ligjore (afati i fundit është 30.11.2022 dhe ne synojmë para kësaj date) të përcaktuara me planin e akteve ligjore të miratuar nga Qeveria”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Për dokumente në rast të aplikimit vlen një certifikatë e vlefshme udhëtimi me afat të vlefshmërisë të paktën 3 muaj më të gjatë se periudha e leje qëndrimit të kërkuar, certifikata e martesës, ose certifikatën e bashkësisë familjare apo certifikatën e lindjes së fëmijëve, e cila vlen për ribashkim familjar, në rastet e adoptimit dëshmi për themelimin e adoptimit apo në rastet e vënies nën kujdestari, dëshmi për themelimin e kujdestarisë.
Për kategoritë e arsimimit personat e shkollimit parauniversitar u duhet një dëshmi mbi regjistrimin në ndonjë institucion arsimor në Republikën e Kosovës e për shkollimin universitar vlen dëshmia e nivelit të lartë. Në rastin e aplikimit me kontratë të punës u duhet një kontratë e punës sipas legjislacionit në Republikën e Kosovës.
Gjithashtu duhet një dokument identifikimi nga shtetasi i Republikës së Kosovës apo sponsori, mjete të mjaftueshme për jetesë të cilat dëshmohen përmes pasqyrës bankare, kontratës së punës apo dëshmi tjetër me të cilën dëshmohet se i huaji ka mjete të mjaftueshme për jetesë, dëshminë për banimin e siguruar (dëshminë e pronësisë apo kontratën e noterizuar të qirasë), me hapësirën të nevojshme për jetesë sipas normave minimale të banimit të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, dëshminë që nuk është i dënuar, dhe dëshminë që nuk është nën hetime e lëshuar nga shteti, shtetas i të cilit është i huaji apo nga shteti i vendbanimit të fundit, e përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, sigurimin shëndetësor, të mos ketë ndalesë hyrje në Republikën e Kosovës;
Dëshminë për vaksinimin në rastet kur i huaji vjen nga shtetet ku është shpallur gjendje epidemie.
Për shkollimin universitar në rast të aplikimit për lejeqëndrim i duhet dëshmia përmes llogarisë bankare me vlerë 500 euro.
Personat që marrin leje qëndrimin kanë vlefshmëri një vit, më pas për të vazhduar duhet të paguajnë 50 euro, ndërkaq vetëm për studentë nëse marrin lejeqëndrimin i përcaktuar për 1 vit ajo ka vlefshmëri 6 muaj./kp/
Të tjera
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...