Lajme

Të dhënat e fundit nga numërimi i votave me kusht, VV merr mbi 51%

Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 01 March 2021

Lëvizja Vetëvendosje, deri më tani, nga 16,321 vota të numëruara me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara, ka marrë 8,461 vota ose 51.8 për qind të tyre.

Një gjë të tillë për Gazetën Express e ka bërë me dije Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

-Advertisement-

Vetëvendosja, me numër të votave me kusht, pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës me 2,776 vota, teksa LDK’ja ka marrë 1,769 vota.

Ndërkaq, AAK ka 1,445 të votave me kusht. Nisma Socialdemokrate, deri më tani ka 400 vota.

Nga KQZ’ja kanë bërë me dije se janë rreth 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera