Sport

Të ardhura rekord për Barcelonën

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 17 July 2018

Klubi i Barcelonës ka shënuar të ardhura rekord gjatë sezonit 2017/2018. Drejtues të klubit katalanas kanë bërë te ditur se këto të ardhura kanë kapur vlerën e 914 milionë eurove dhe se synimi i tyre është që në 2021 Barcelona të arkëtojë 1 miliard euro.

Në të njëjtën kohë, Barcelona bën të ditur se fitimi operativ është 32 milionë euro, ndërsa ai neto arriti në 13 milionë euro.

Barcelona, kampione e Spanjës dhe fituese e Kupës së Mbretit, verën e kaluar siguroi 222 milionë euro nga shitja e Neymar te PSG, ndërkohë që shpenzoi 160 milionë e 140 milionë euro për blerjen e Coutinho dhe Dembele.

-Advertisement-

“Bordi drejtues bëri vlerësimin e bilancit financiar që ishte pozitiv. Ky bilanc është në linjë me planin strategjik tonin për arritjen e 1 miliard eurove të ardhura”, theksohet në një komunikatë të klubit.

Ndërkaq, Barcelona gjatë kësaj vere ka siguruar shërbimin e 2 futbollistëve, brazilianit Arthur nga Gremio dhe Lenglet nga Sevilla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera