Sport

“Të anulohet kampionati, titujt t’u jepen mjekëve dhe infermierëve”

Autori: Gazeta inFokus 21:23 | 28 March 2020

Në Itali shumë sporte të ndryshme po përgatiten që të anulojnë gjithçka sa i përket sezonit 2019-2020.

Nëse kampionati i futbollit reziston, me Serinë A që nuk dëshiron të humbasë qindar milionë euro dhe do të provojë deri në fund që të mbyllë aktivitetet, në sporte të tjera janë dorëzuar para idesë se nuk do të luajnë më deri në rifillimin e garave për sezonin e ardhshëm, me shpresën që atëherë pandemia të jenë frenuar.

Nga volejbolli i femrave ndërkohë vjen një propozim shumë interesant.

-Advertisement-

Presidenti i skuadrës Bisonte Firence në volejboll për femra ka kërkuar që me anulimin e kampionatit, të mos caktohet titulli kampion, por trofeu t’i dërgohet presidentit të Republikës.

Kështu, ky i fundit në mënyrë simbolike t’ua dhurojë atë mjekëve dhe infermierëve, kampionët e vërtetë të këtij viti për luftën e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish.

Propozimi pritet të miratohet në Asamblenë që do të mbajnë klubet së shpejti, e i njëjti shembull do të ndiqet me shumë mundësi edhe nga kampionati i meshkujve si dhe ato të sporteve të tjera, që duan të japin në këtë mënyrë kontributin e tyre simbolik, shkruan VipSport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera