Targat serbe dhe ato KS hiqen edhe në Graçanicë
Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 20 September 2021
Aksioni i Policisë së Kosovës për heqjen e targave KS, nuk është duke u zhvilluar vetëm në pikat kufitare por në të gjithë Kosovën.
Një ekip i gazetës IndeksOnline ka qëndruar gjatë të hënës në Graçanicë dhe ka raportuar se edhe në këtë qytet është duke u zbatuar masa e reciprocitetit nga Qeveria e Republikës së Kosovës për targat e automjeteve.
Në hyrje të qytetit të banuar kryesisht me serbë, në Graçanicë, policia ka ndaluar çdo automjet me targa KS dhe ato me targa të Serbisë.
Targat KS janë konfiskuar ndërsa për targat e Serbisë u është thënë pronarëve të automjeteve se duhet të lajmërohen në kufi që të pajisen me targat e përkohshme të Republikës së Kosovës.
MPB ka njoftuar sot se të gjithë automjetet me targa të Serbisë që hyjnë në Kosovë, u vendosen targat e përkohshme të Republikës së Kosovës.
Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me Policinë e Kosovës është duke kryer veprime në të gjithat pikat kufitare të cilat kanë për qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë – konkretisht targave të automjeteve.
Në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Speciale Operative është vendosur në pikë kalimin e vjetër kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë, në Jarinje të komunës së Leposaviçit, për të filluar reciprocitetin e targave.
Të gjitha veturat që deri më tani kanë pasur targa të Serbisë, duhet t’i zëvendësojnë ato me “RKS”, targa të Republikës së Kosovës”, nëse duan të qarkullojnë brenda vendit.
Nga kampi i Njësisë Speciale në Mitrovicën Veriore i njohur si Belvedere, dhjetëra autoblinda të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në këtë ish pikë kufitare.
Pas vendosjes së masave të reciprocitetit për tabelat “RKS” për të gjitha veturat të cilat futen në Kosovë nga Serbia, dhjetëra qytetarë serbë janë grumbulluar afër pikës kufitare në Jarinje.
Ata kanë bllokuar rrugën me kamionët e tyre në pikën kufitare dhe po presin, ndërkohë Policia e Kosovës po e vëzhgon situatën.
Të tjera
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...
-
Musliu: Aqareva dhe PDK-ja sot janë një, është koha që të votojmë për ata që e duan dhe e vlerësojnë zhvillimin e vendit tonë
Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu sot ka qenë në ta...
-
“Temperaturat pritet të bien goxha si shumë”, parashikimi i motit për këtë javë
Meteorologu Mendim Rugova paralajmëroi se “temperaturat pritet të bien goxha ...
-
Votimi me postë, Ambasada e Kosovës në ShBA publikon udhëzuesin me hapat që duhet ndjekur për ta dërguar fletëvotimin
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar udhëzuesin...
-
Ambasada e ShBA-së mirëpret nisjen e fushatës zgjedhore në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka mirëpitur hapjen e...
-
KQZ e akrediton grupin e parë të vëzhguesve të partive politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka akredituar grupin e parë të vëzhguesve të...
-
Hamza viziton Kooperativën Bujqësore “Krusha”, premton mbështetje
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ...
-
Prokuroria e Ferizajt gjatë vitit 2024 ngriti 231 aktakuza për dhunë në familje
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë vitit 2024 ka pranuar 275 kallëzime pe...
-
Dridhet Japonia – tërmet me magnitudë 6.6
Një tërmet me magnitudë 6.6 ka tronditur ishullin Kyushu në Japoninë jugperën...