Sport

Tani ka një kandidat në “pole position”, ja kush e zëvendëson Southgate

Autori: Gazeta inFokus 07:50 | 09 August 2024

Mauricio Pochetino fiton terren si kandidati kryesor për të zëvëndësuar përfundimisht Gareth Southgate në stolin e Anglisë.

Ndonëse në orët e fundit u raportua se në ndeshjet e Shtatorit “Tre Luanët” do të udhëhiqen nga trajneri i U-21 të Anglisë, Lee Carsley, në Federatën Angleze po mendojnë për situatën edhe në planin afatgjatë.

Pochetino u largua nga Chelsea pasi i drejtoi në sezonin 2023/24 dhe tanimë është i papunë. Argjentinasi është i hapur të drejtuar kombëtaren angleze. Pochetino e njeh mjaft mirë futbollin në ishull, pasi ka drejtuar në Angli që prej vitit 2013 kur ishte në krye të Southampton, e më pas spikati me eksperiencën 5-vjecare tek Tottenham Hotspurs.

-Advertisement-

Argjentinasi njihet për aplikimin e një futbolli ofensiv, por kombëtaret janë një territor i panjohur për të, pasi nuk ka i ka drejtuar më parë në karrierën e tij.

Federata Angleze po i shqyrton me kujdes të gjithë pasuesit e mundshëm të Gareth Southgate, i cili u largua nga kombëtarja pas 8 vitesh, por deri më tani Mauricio Pochetino ka më shumë gjasë të ulet në stolin e “Tre Luanëve” dhe t’i udhëheqë në kompeticionin e ardhshëm të Kupës së Botës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera