Lajme

Takohen Fitore Pacolli dhe Imri Ahmeti, u dakorduan për një temë

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 06 July 2026

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një takim midis Ministres së Mjedisit dhe Kryetarit të Komunës së Lipjanit.

Sipas njoftimit nga Pacolli në këtë takim është diskutuar lidhur me çështjet mjedisore, me fokus lokacionin e propozuar për ndërtimin e deponisë sanitare në Kërçevë të Lipjanit.

Më tutje Pacolli ka thënë se prioritet i saj mbetet pastrimi i Kosovës nga mbeturinat.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Sot zhvillova takim me kryetarin e Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, dhe bashkëpunëtorët e tij, ku diskutuam për çështjet mjedisore, me fokus lokacionin e propozuar për ndërtimin e deponisë sanitare në Kërçevë të Lipjanit, e cila është paraparë t’i shërbejë rajonit të Prishtinës.

Lokacioni i propozuar nuk vlerësohet si më i përshtatshmi për shkak të afërsisë me Zonën Ekonomike në këtë qytet dhe vendbanimet përreth. U dakorduam që t’i bashkërendojmë veprimet për të gjetur një hapësirë tjetër më të përshtatshme brenda Komunës së Lipjanit.

Prioriteti ynë është që ta pastrojmë Kosovën nga mbeturinat dhe ta bëjmë një sistem të qëndrueshëm të menaxhimit të mbeturinave bazuar në standardet mjedisore dhe nevojave të qytetarëve./Indeksonline/

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy