Lajme

Takimi trepalësh në Bruksel po vazhdon ende

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 21 November 2022

Takimi trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, po vazhdon ende në Bruksel.

Me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë kryediplomati evropian, Josep Borrell dhe emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, transmeton Klankosova.tv.

Fillimisht, Borrell ka mbajtur takime ndaras me Kurtin dhe Vuçiqin, për të vazhduar më pas me atë trelateral i cili ka nisur rreth orës 10:00.

-Advertisement-

Ndërkohë, Borrell tha mbrëmë se e ka thirrur këtë takim urgjent për shkak të nevojës për të shtensionuar situatën.

“T’i japim fund menaxhimit të krizave të vazhdueshme dhe në vend të kësaj të fillojmë të përparojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, shkroi Borrell në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera