Lajme

Takimi në Katedrale, çfarë i thanë Osmani e Kurti Sekretarit Blinken

Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 27 April 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim në Facebook ka treguar se çfarë është folur në takimin mes saj, kryeministrit Kurti dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Osmani e Kurti u takuan me Sekretarin Blinken në Uashington, ku së bashku po marrin pjesë në varrimin e Madeliene Albright.

“Gjatë ceremonisë së organizuar në nder të Sekretares Madeleine Albright, patëm mundësinë të takojmë Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken. E falenderuam për kontributin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin e shtetësisë së Kosovës, si dhe për lidershipin e treguar nga SHBA-të në kohën kur paqja dhe demokracia në Evropë po cënohen sërish”, shkruan Osmani.

-Advertisement-

“Mbështetja e vazhdueshme dhe vlerat e përbashkëta janë garanca më e fortë e miqësisë së palëkundur me SHBA-të”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera