Lajme

Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 15 Maj 2025

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbërritur në objektin e Presidencës për të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive parlamentare, shkruan Gazeta Infokus.

Para tij, në takim kanë arritur edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Presidentja Osmani ka ftuar këtë takim pas krizës së thelluar institucionale dhe bllokadës në Kuvend, me qëllim të diskutimit për gjetjen e një zgjidhjeje që do t’i hapte rrugë konstituimit të institucioneve.

-Advertisement-

Takimi i përbashkët pritet të fillojë në orën 13:00, ndërsa një takim i ndarë me partitë tjera parlamentare është paralajmëruar të mbahet nga ora 15:00.

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy