Takimi i Grupit Punues për liberalizimin e vizave i mbyllur, zyrtari i BE-së jep detaje
Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 13 October 2022
Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën sot për herë të parë do të jetë temë diskutimi në takimin e Grupit Punues për vizat i Këshillit të Bashkimit Europian.
Qeveria e Çekisë, e cila kryeson Presidencën e Bashkimit Europian, ka konfirmuar se për sot e ka vendosur për diskutim në rend dite temën e vizave të Kosovës.
Megjithatë, punimet që do të zhvillojë ky grup nuk do të jenë të qasshme për mediat.Kështu ka deklaruar një zyrtar për shtyp nga BE-ja për Gazetën Express.
“Punimet e organeve përgatitore të Këshillit nuk janë publike. Për më tepër, takimi i sotëm mbahet personalisht, jo në video-konferencë”.Sidoqoftë, në Kosovë po pritet me zell lajmi mbi rezultatet që do të prodhojë ky takim i Grupit Punues.
Takimi bie në kohën që Komisioni Europian publikoi raportin për Kosovën ku përsërit se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave, derisa thotë se propozimi i këtij institucioni për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës është ende pezull në Këshill.Ndonëse Bashkimi Europian nuk ka dhënë afate kohore se kur mund të ndodhë ky proces, në Kosovë janë rritur pritjet meqë ka pasë deklarata të shuma nga zyrtarë të lartë të Unionit që thoshin se rekomandimi i KE-së duhet të përmbushet dhe të përfundojë mbajtja në izolim për qytetarët e Kosovës.
Por, nga zyrtarë të BE-së pati po ashtu edhe deklarata të tilla që ka ende vende skeptike brenda bllokut sa i përket kësaj çështje.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet që në orët e para të 24-orëshit të ketë reshje l...
-
Kërkohet që të shmanget kalimi në Jarinjë shkaku i protestave në Serbi, rekomandohet përdorimi i pikave tjera kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka kërkuar qytetarëve që të evitojnë ...
-
Dervishaj: Edhe Broja e Hashim Thaçit mundet 77 herë ma mirë
Shahin Dervishaj, kandidati nga diaspora pët deputet me numrin 77 nga Partia ...
-
NATO e gatshme të punojë me Sorensen si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi
NATO-ja ka shprehur gatishmëri për të punuar ngushtë me Peter Sorensenin kur ...
-
“I ka plumbạt në trup, nga ballkoni i sheh vạrret e familjarëve – Kjo tregon fytyrën e karakterin e Donika Gërvallës” , Tahiri për deklaratat e ministres kundër Ramush Haradinajt
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri ka komentuar deklaratat e...
-
Tahiri pas tubimit në Istog: Këtu fitorja po ndihet fuqishëm
Kandidati për deputet me numrin 10 nga Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës, Besn...
-
Dakaj: LVV dhe Kurti zhgënjim i madh, programi riciklim i premtimeve të fushatave të kaluara
Gazetari Shkelzen Dakaj i ftuar në emisionin “Këndi i Debatit”, ka folur për ...
-
Dervishaj: Edhe Klina e Epërme mundet 77 herë ma mirë
Shahin Dervishaj, kandidati nga diaspora për deputet me numrin 77 nga Partia ...
-
Vuçiq i hapur edhe për qeveri të re, edhe për zgjedhje të reja
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të martën se do t’i nisë men...
-
Lushtaku pas takimit në Klinë: Me këtë energji, nuk ka pengesë që mund të na ndalë
Mergim Lushtaku kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e ...
-
Bedri Hamza nga vendlindja e tij: Ky është rrugëtimi ynë për vendin tonë
Bedri Hamza e ka mbyllur ditën e sotme me një tubim në vendlindjen e tij, në ...
-
Xhemaili: Haradinaj dëshmoi pastërtinë e UÇK-së, ministrja e Jashtme deponoi materiale kundër UÇK-së
Zëdhënësi i AAK-së, njëherit kandidat për deputet, Kushtrim Xhemaili, ka publ...