Tahiri: VV nuk pranuan mallra nga Serbia, por pranuan teste
Autori: Gazeta inFokus 23:34 | 29 May 2020
Mes gabimeve që sollën rrëzimin e qeverisë Kurti, Edita Tahiri gjen edhe refuzimin amerikan për të hequr taksën ndaj Serbisë.
Tahiri për Ora news thotë se e ka këshilluar Vetëndosjen të kërkojë reciprocitetin te marrveshjet e Brukselit të firmosura me Serbinë.
Edhe pse në publik përceptohet një lloj mbështetje amerikane për Presidentin Thaçi, ajo nuk ndan të njëjtin mendim.
Tahiri: Kemi një problem si opinioni publik i gjykon gjërat, me pa një dorështrëngim menjëherë fillojnë me e interpretu si një përkrahje. SHBA nuk e përkrahin ndryshimin e kufijve ashtu si nuk e përkrah as Franca, as Gjermania dhe Britania. Nuk ka përkrahje për këtë çështje dhe as për ata që i përçojnë këto ide siç është Thaçi, njësoj siç ishte dhe Rama dikur. Por lobime ka pasur, ato mund të çojnë te ndonjë dorështrëngim. Edhe Kurti ishte në fillim, pati edhe takime. Kur fitoi zgjedhjet dhe hyri në bërjen e qeverisë. Problemi ishte heqja e taksës dhe vendosja e reciprocitetit sipas Albinit dhe mosvendosja e reciprocitetit sipas amerikanëve.
Kur më pyetën këta të Albinit me i këshillu u thashë qartë, kërkojeni reciprocitetin te marrëveshjet e Brukselit, të gjitha janë aty. Po të hiqnin taksën dhe të insistonin në marrëveshjet e Brukselit si reciprocitet marrëdhëniet do të ishin të shkëlqyeshme dhe nuk do të kishte rënë Kurti.
Por ditën që fiton zgjedhjet duhet të dish që gjithë premtimet që u ke dhënë votuesve nuk mund ti mbash. VV, një nga parrullat me të cilat ka ardhur në pushtet, ka thënë nuk marrim mallra nga Serbia, vetëm prodhime vendore. Sa erdhën në pushtet, nuk bën dy javë dhe morën jo mallra por teste të shëndetësisë nga Serbia. Shëndetin prej Serbisë e presim ne? Ata na kanë vrarë vazhdimisht. Po të kisha qenë unë kryeministre dhe me i pranu ato ka qenë në rregull se unë kam bërë edhe negociata me ta.
Të tjera
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...
-
Parahikimi i motit për sot
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lok...
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...