Lajme

Tahiri thotë se Vetëvendosje ka një etje për pushtet

Autori: Gazeta inFokus 23:43 | 17 January 2020

Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka një etje për pushtet të pakontrolluar, andaj edhe sipas saj, marrëveshja për një koalicion qeverisës nuk po arrihet.

“LVV-ja po tregon një etje për pushtet të pakontrolluar. Vetëvendosje është një faktor i panjohur, dhe nuk dihet si do të përfmormojë sepse asnjëherë nuk ka qenë në pushtet”, është shprehur Tahiri në T7.

E për problemin te mosmarrëveshjet në mbledhjet për koalicion të LDK’së dhe VV-së, Tahiri mendon se fajin e ka kjo e fundit.

-Advertisement-

“Mendoj se problemi është të VV-ja sepse po të ishte për LDK’në, marrëveshja do të arrihej. LDK-ja ka një kulturë politike”, ka thënë Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera