Tahiri thotë se në seancën e radhës do të kërkojnë shkarkimin e ministres Hajdari
Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 30 January 2023
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se në seancën që është paraparë të mbahet të mërkurën do të kërkojnë shkarkimin e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Kjo, sipas tij, vjen pas disa skandaleve në këtë ministri.
“Pikë e propozuar nga PDK-ja që do ta trajtojë gjendjen mjaft të rëndë të Ministrisë së Tregtisë, një mori skandalesh që kanë ndodhur brenda dy viteve, dënimin për mosdeklarimin e pasurisë së ministres që e drejton këtë dikaster dhe pikërisht kemi përgatitur një rezolutë që kërkon shkarkimin e ministres Rozeta Hajdari”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së kryesisë.Ai tha se do të angazhohen ta shkarkojnë edhe ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Ai tha se kanë përgatitur një raport për krizën energjetike dhe do të bëjnë kallëzim penal për drejtuesit e sistemit energjetik të vendit.“Jemi duke përgatitur raportin për të bërë një kallëzim penal për drejtuesit e institucioneve në sistemin energjetik që kanë ndodhur në atë periudhë. Ju e dini se aty është intervistuar edhe zoti Berishaj, i cili ka gënjyer nën betim për disa çështje që e kemi pyetur për të hyrat milionëshe. Siç duket ky po del të jetë një problem i madh e shohim një mbrojtje të fuqishme që i bëjnë ata një ambasadori të inkriminuar në një krim ndërkombëtar për shpëlarje parash. Do të angazhohemi në vazhdimësi që ky person që i ka bërë dëm të madh vendit tonë të shkarkohet dhe të vihet para drejtësisë”, u shpreh Tahiri.
Sipas tij, që nga lufta nuk ka pasur person që ka kryer një krim të tillë, që në sy të institucioneve t’i tërheqë mbi 1 milion euro nga banka.“Zyrtarët të lartë të AKI-së duhet të tregojnë qysh ka mundur ai t’i nxjerrë ato para… si duket kemi një angazhim të madh të institucioneve. Bankat janë të obliguara të raportojnë kur dikush tërheq aq shumë para… Është një problem që ne nuk do të ndalemi deri sa të vihet ai para drejtësisë”, shtoi Tahiri.
Të tjera
-
Ulpiana e Memli Krasniqit radhitet përkrah PDK–së: Jemi bashkë për një Kosovë ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, zhvilloi një takim...
-
Hamza: 150 milionë euro të destinuara për rrugën drejt Pejës kanë humbur dhe nuk janë shfrytëzuar
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, gjatë intervistës në emision...
-
Dumoshi falenderon Prishtinën: Kjo është mbështetja madhështore e qytetit të vjetër
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, ka publikuar fotog...
-
Dervishaj: Edhe Drenasi mundet 77 herë “Ma mirë”
Kandidati për deputet me numër 77 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Bedri Hamza: Sa herë kam qenë në pozitë i kam rritur pagat, i rris prapë për 50%
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, i ftuar në emisionin "Pressi...
-
Rrezarta Krasniqi: 350 mijë euro u shpenzuan për lluks dhe “tallava” në “Davos”, ndërkohë Kosova nuk siguroi asnjë njohje të re
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas...
-
Hamza për ndërtimin e termocentralit me gaz amerikan: Kemi hupur shumë kohë si Kosovë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Pamje të rënda: Veterani i UÇK-së pëson aksident derisa ishte LIVE në facebook
Veterani i njohur i UÇK-së, Muhamed Kuka, ka pësuar aksident trafiku. Kuka i...
-
Mergim Lushtaku falenderon qytetarët: Kjo përkrahje e fuqishme është vlerësim ndaj PDK-së dhe 100% besim ndaj misionit “Ma Mirë”
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Haradinaj për Fushë Kosovën: Është Kosova në miniaturë
Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Forumi Intelektual E30-Ideal sonte ka mbaj...
-
Haradinaj nga ShBA: Duhet t’i kthejmë marrëdhëniet me administratën Trump, lajm i keq nëse mbetet Kurti
“Lajm i keq nëse nuk do ta ndërronim qeverinë Kurti”, ka thënë kandidati ...