Lajme

Tahiri thirrje VV-së: Kthehuni në sallë, votojeni Ligjin

Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 05 October 2026

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Arian Tahiri, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen ende nismës së partisë për Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Përmes një videoje, Tahiri tha se PDK po iu bën thirrje deputetëve të tjerë, përkatësisht të VV-së që të kthehen në sallë dhe ta votojnë Projektligjin në lexim të dytë.

Ai bashkë me deputetët e tjerë të PDK-së, po vazhdojnë të qëndrojnë në sallën plenare.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy