Lajme

Tahiri sqaron pse Kurti e quajti deputeti me shurdhues: Shurdhueset e armëve u blenë nga zyra e Kryeministrit Thaçi

Autori: Gazeta inFokus 23:41 | 11 October 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri ka treguar se pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e quajti atë ‘deputeti me shurdhues’, gjatë zhvillimit të një seancë në Kuvendin e Kosovës.

Tahiri në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se gjatë vitit 2011, disa armë janë blerë nga zyra e kryeministrit, atëkohë e Hashim Thaçit.

Këto armë thotë se janë blerë për njësinë e sigurimit të ish-kryeminstrit Thaçi.

-Advertisement-

Ai tregoi se ato armë janë blerë me kërkesë nga zyra e kryeministrit, e që në atë kohë Tahiri ka qenë shef i kabinetit të kryeministrit Thaçi dhe kërkesa për blerjen e tyre është bërë nga vetë Tahiri.

“Ai e ka fjalën për disa armë që janë ble 2011 në zyrën e kryeministrit për njësinë e sigurimit të kryeministrit, në atë periudhë për Hashim Thacin.

Nëse më kujtohet saktë kanë qenë armë të gjata që kanë qenë me të gjitha pajisjet e tyre, përfshirë edhe me ata shurdhues. Edhe ato janë ble për zyrën e kryeministrit, por janë blerë me urdhër-kërkesë, e që është bërë nga unë. Kam qenë shef i kabinetit në atë periudhë. Njëra nga revolet është shfrytëzu nga unë, kanë qenë nën posedimin tim, por jo shurdhues sepse revolet s’kanë qenë me shurdhues por kanë qenë armë të gjata. Të cilat edhe sot janë në zyrën e kryeministrit apo në polici”, tha Tahiri.

Tutje, Tahiri thotë se armën të cilën e ka përdorur ai në kohën sa ka qenë shef i kabinetit nuk ka qenë me shurdhues.

Ai thotë se kryeministri Kurti është një manipulues.

“Revolja ime s’ka pasë shurdhues. Ato kanë qenë tri revole që janë blerë. Njërën nga to e kom përdor derisa e kam lënë atë zyrë….Kryeministrin e kem manipulues vlla, ai din me manipulu. E sheh diçka e kap e ngjet diku tjetër. Unë s’kam report kriminal që më ngjitet mu, dhe për atë far punë sa herë flet ai unë qeshi. Sepse janë armë që janë ble për sigurinë e kryeministrit, të cilët janë shfrytëzu nga njësitë e sigurimit të kryeministrit, të cilët kanë ardh me radhë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera