Lajme

Tahiri: Shkuam në ShBA për të dhënë argumente se pse Kosova duhet të jetë në NATO

Autori: Gazeta inFokus 07:20 | 23 October 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Takimin e fundit të kësaj vizite, ai bashkë edhe me një delegacion të AAK-së e kishin në Departamentin Amerikan të Shtetit, me Zëvendës Ndihmëssekretari Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

Për këto vizita, ka folur, shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri.

-Advertisement-

Tahiri tregoj edhe arsyen e vizitës në ShBA.

“Kjo vizitë e kryetarit Haradinaj, ishte për të çuar një porosi më të qartë, më të saktë. Një porosi dhe një vizion dhe një argumentim strategjik se pse Kosova duhet të jetë në NATO”, tha Tahiri në KlanKosova.tv.

Ai shtoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO ka rëndësi të veçantë në aspektin strategjik të sigurisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera