Lajme

Tahiri: Qeveria ka hyrë në drejtim që do ta themelojë Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 02 February 2023

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, tha se Kosova e drejtuar nga Qeveria Kurti ka hyrë në një drejtim, e cila do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai tha se dita e sotme është koordinim i mirë i kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, që sipas tij, po japin lajme të rëndësishme për drejtimin, që do të marrë çështja e Asociacionit.

“Ky moment, kjo ditë duket të jetë një koordinim i mirë mes dy liderëve, pra mes kryeministrit tonë dhe presidentit serb, Vuçiq, të cilët në të njëjtën ditë, në të njëjtin moment janë duke jep lajme të rëndësishme për drejtimin që do të marrë kjo marrëveshje…Ajo që është e rëndësishme është ndryshimi radikal, drastik, ndryshim jashtëzakonisht i madh i kryeministrit Kurti në diskursin e tij në drejtimin e vendit tonë.”, tha ai.

-Advertisement-

Tahiri shtoi se dita e sotme e shënon një momentum shumë të rëndësishëm, derisa iu drejtua pozitës se duhet t’ua bëjë të qartë qytetarëve se kanë vendosur ta themelojnë Zajednicën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera