Lajme

Iu vazhdohet paraburgimi edhe nga dy muaj tjerë pesë të dyshuarve për rastin e vrạsjes në Aktash

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 05 February 2025

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për nga dy muaj të tjerë (secilit veç e veç) Korab Gashit, Valdrin Ademit, Robert Llumnicës, Salih Sekiraqës dhe Fatos Abazit, të dyshuar për rastin e vrasjes së Premtim Gashit, më 1 shtator në lagjen Aktash në Prishtinë.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësja për informim e kësaj Gjykate, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se me datë 31.01.2025 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve K.G, V.A, R.Ll ,S.S dhe F.A.”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses.

-Advertisement-

Ndryshe, lidhur me këtë rast, më 11 shtator 2024 është arrestuar edhe Vesel Bunjaku, i dyshuar për manipulim me prova në këtë rast. I njëjti gjendet po ashtu nën masën e paraburgimit, e cila i është vazhduar deri më 11 shkurt.

“Ju njoftojmë se me datë 10.12.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit V.B. I pandehuri V.B gjendet nën masën e paraburgimit deri me datë 11.02.2025”, ka konfirmuar zëdhënësja Gashi.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera