Tahiri: Pushteti i Kurtit po përpjeket të lejojë sërish rritjen e çmimit të rrymës

Autori: Gazeta inFokus
18:42 | 09 August 2022
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se sot ka pranuar Aplikimin për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të Të Hyrave të Lejuara Maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU), raporton GazetaBlic.
Ndaj kësaj, ka reaguar edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ku thotë se një gjë e tillë është përpjekje e pushtetit të Kurtit që të lejojë rritjen e serishme të çmimit të energjisë elektrike, duke ua shtuar e shumëfishuar këtë barrë të padrejtë qytetarëve.
“Kjo mësymje në kurriz të qytetarëve, përveç që është papërgjegjësi, është edhe irracionalitet. Ftoj pushtetin që të përmbahet nga një “guxim” i tillë, sepse qytetarët janë duke e prekur fundin e mundësive të tyre për të mbijetuar në rrethanat aktuale. Çdo përpjekje për të shtrenjtuar çmimin e energjisë elektrike e për t’ua shtuar këtë barrë qytetarëve, do të hasë në kundërshtimin tonë të plotë dhe të pa kompromis”, ka shkruar Tahiri.
Postimi i plotë:
Zyra e Rregullatorit për Energji paska pranuar kërkesën nga KESCO për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të të hyrave të lejuara maksimale. Kjo është faza e parë e përpjekjes së qëllimshme dhe të sinkronizuar të pushtetit të Albin Kurtit, që të lejojë rritjen e serishme të çmimit të energjisë elektrike, duke ua shtuar e shumëfishuar këtë barrë të padrejtë qytetarëve.
Përderisa debati rreth shtrenjtimit të padrejtë të çmimit të energjisë për afër 400 mijë familje kosovare ende nuk është mbyllur dhe një çështje e tillë është subjekt i shqyrtimit gjyqësor, paralelisht me kohën kur çdo produkt esencial për mbijetesë është shtrenjtuar shumëfish duke e bërë koston e jetesës të papërballueshme për qytetarë, guximi për t’ia mësyrë shtrenjtimit të energjisë elektrike është iluzion i këtij pushteti që i sheh qytetarët e Kosovës si të nënshtruar përballë tij dhe në funksion të tij.
Kjo mësymje në kurriz të qytetarëve, përveç që është papërgjegjësi, është edhe irracionalitet. Ftoj pushtetin që të përmbahet nga një “guxim” i tillë, sepse qytetarët janë duke e prekur fundin e mundësive të tyre për të mbijetuar në rrethanat aktuale. Çdo përpjekje për të shtrenjtuar çmimin e energjisë elektrike e për t’ua shtuar këtë barrë qytetarëve, do të hasë në kundërshtimin tonë të plotë dhe të pa kompromis.

Të tjera
-
Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë
Një 80 vjeçare është gjetur pa shenja jete të enjten në Prishtinë, konkretish...
-
Kraki: Nuk i kemi numrat për konstituimin e Kuvendit, për qeveri po
Deputeti i Partisë Guxo, Nezir Kraki, që vepron brenda Grupit Parlamentar të ...
-
Policia: Dëme të mëdha nga zja*rri në zonën industriale të Prishtinës, qytetarët të shmangin zonën
Një zjarr ka përfshirë sonte një objekt të një kompanie në zonën industriale ...
-
60-vjeçarja rrezikonte të mbytej në plazhin e Himarës
Një grua rreth 60 vjeçe ka rrezikuar të mbytet pasditen e së enjtes në plazhi...
-
Djali i Jakup Krasniqit: Biseda private me babanë për përfshirje në politikë s’barazohet me deklaratat e Kurtit
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka thënë se një bisedë private dhe të sinq...
-
Digjen depot e IPKO-s në Fushë Kosovë, nuk dihet ende për të lënduar
Një zjarr i madh ka shpërthyer në depot e IPKO-s në Fushë Kosovë, ku flakët k...
-
Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së
Për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ...
-
Kusari-Lila thotë se janë pajtuar me Osmanin për angazhim që Kuvendi të konstituohet sipas afatit të Gjykatës
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, njofton se në takim me pres...
-
PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës në Lipjan
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sot...
-
Kriza energjetike, KEK pezullon tenderin 137 milionësh për rehabilitimin e “Kosova A”
Korporata Energjetike e Kosovës ka pezulluar tenderin për rehabilitimin dhe m...
-
Eugen Cakolli nga KDI: Retorika për ndikimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga, më shumë i ndihmon Prokurorisë sesa debatit në Kosovë
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka komentuar zhvillime...
-
Osmani pas takimit me partitë e tjera: Të gjendet rrugëdalja për konstituim të kuvendit
Presidentja Osmani mbajti takime konsultative me liderët e partive: President...