Tahiri për ngritjen e çmimeve: Qeveria të vendos “tavan”, ekonomia është para kolapsit
Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 15 July 2022
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se do të propozohen dy rezoluta në Kuvend, një për liberalizimin e vizave, e tjetra për ngritjen e çmimeve.
Tahiri tha se sa i përket liberalizimit të vizave, qytetarët e Kosovës janë të diskriminuar padrejtësisht dhe se çështja e meriton seriozitetin e Qeverisë.
“Si grup parlamentar ne kemi kërkuar një debat në Kuvend, që lidhet drejtpërdrejt me diskriminimin dhe padrejtësinë që u behët qytetarëve të Kosovës për liberalizimin e vizave. Do ta prezantojmë një rezolutë, në mënyrë që Kuvendi ta adresojë këtë çështje në instancën më të lartë”, raporton EO.
“Ajo që shohim nga kjo qeveri është një mungesë serioze e vizionit dhe përkushtimit për ta adresuar agjendën evropiane”, u shpreh ai.
Tutje, Tahiri foli edhe për ngritjen e çmimeve, me ç’rast tha se do të propozohet një rezolutë që kërkon nga Qeveria vendosjen e çmimeve “tavan”, pasi që, sipas tij, ekonomia është duke shkuar drejt kolapsit.
“Një çështje tjetër që u trajtua ishte ngritja e çmimeve. Ekonomia e Kosovës është para kolapsit. Çmimet janë në nivelin më të lartë të mundshëm. Andaj, do të propozohet edhe një rezolutë në Kuvend, të kërkohet nga Qeveria që të ketë një tavan të çmimeve”, tha Tahiri.
Të tjera
-
BQK tregon se cili është parashikimi i rritjes ekonomike për vitin 2024
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), Ahmeti Ismaili, thotë se rritj...
-
Abdixhiku: Duhet të vendosim a po i kthehemi rrugëtimit tonë tradicional, apo ta dorëzojmë Kosovën tek e majta
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një tubim në Krushevë e Madhe të Klinës ka...
-
Aeroplani i linjës Prishtinë-Hamburg rrezikohet nga shpezët, detyrohet të kthehet në Sllatinë
Një moment të frikshëm e të rrezikshëm e kanë përjetuar sot udhëtarët e linjë...
-
Ndërron jetë Imri Ilazi, ushtaraku i UÇK-së i njohur si Komandant Ferri
Ka vdekur sot Imri Ilazi, ushtaraku i i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dh...
-
“Kurti s’do të dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese para zgjedhjeve të 9 shkurtit”
Përkundër kërkesës së fundit nga aleatët ndërkombëtarë ndaj Qeverisë së Kosov...
-
Bajrami akuzon qeverinë për mospunë: Nga 859 milionë për investime kapitale, deri në shtator qeveria shpenzoi veç 159 milionë
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kr...
-
Gjendet i vdẹkur në shtëpinë e tij një burrë në Klinë, Policia nis hetimet
Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Dresnik të Klinë...
-
“Një takim produktiv” Kurti takohet me O’Brien, folën për marrëveshjet me Serbinë dhe Procesin e Berlinit
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për takimet që ka zhvilluar dje në New Y...
-
Lajçak i vlerëson idetë dhe rekomandimet që thotë se ia dha Osmani për zbatimin e marrëveshjes gjatë takimit në New York
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, e k...
-
Musliu Shoshi flet për koalicionet e mundshme qeverisëse: Nuk kemi vija të kuqe, me LVV-në dallimet i kemi mëdha
Dallimet mes Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, dhe Lëvizjes Vetëvend...
-
Komuniteti në veri që ndihet i harruar, banorët thotë se nuk i viziton askush nga zyrtarët
Në veri të Kosovës, jeton një komunitet që ndihet i harruar. Nuk është kom...
-
Brenda qytetit strategjik ukrainas të rrethuar nga forcat ruse
Aktualisht janë rreth 16.000 njerëz që jetojnë në qytetin strategjik të Pokro...