Lajme

Tahiri për fjalët e Kurtit ndaj Ivanoviqit: Dëshmoi që ka lexim të mbrapshtë të historisë

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 17 January 2023

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratie të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar në lidhje me fjalët që kryeministri Albin Kurti, i tha dje në 5-vjetorin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se  Kurti e kujtoi Ivanoviqin me epitete që sipas tij, nuk i ka ditur askush tjetër përveç tij.

“Me këtë rast, Kryeministri dje iu dëshmoi qytetarëve të Kosovës se ai ka një lexim krejt të ndryshëm e të mbrapshtë të historisë politike të vendit, ndryshe nga populli, ndryshe nga e vërteta”, u shpreh Tahiri.

-Advertisement-

Ndryshe ai ka shtuar se një kryeministër që ka lexim të mbrapshtë të historisë, s’ka kurrfarë garancie që mund të arrijë diçka historike./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera