Tahiri: Konfirmim që Qeveria Kurti ka humbur 2 vjet, pa asnjë sukses në zhvillim ekonomik
Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 30 July 2023
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka komentuar Raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, për “klimën e investimeve në Kosovë“, për vitin 2023.
Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se ballafaqimi me shumë kriza të njëpasnjëshme të qeverisë Kurti, raporti i DASh-it nuk u trajtua me seriozitet nga ana jonë.
“Ky saktësim i raportit të DASh-it, kaloi pa u trajtuar me seriozitet, sepse po ballafaqohemi me krizë pas krize të kësaj Qeverie!”, ka thënë ndër të tjera Tahiri.
Postimi i plotë:
Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) për “klimën e investimeve në Kosovë“, për vitin 2023, konfirmon atë që ne vazhdimisht e kemi evidentuar, që kjo Qeveri i ka humbur dy vite, pa asnjë sukses në fushën e zhvillimit ekonomik.
Më specifikisht, theksohet se investimet e huaja direkte mbetën të kufizuara dhe se remitencat janë shtytësi kryesorë i zhvillimit ekonomik.
Ky saktësim i raportit të DASh-it, kaloi pa u trajtuar me seriozitet, sepse po ballafaqohemi me krizë pas krize të kësaj Qeverie!
Problemet strukturore si ndërhyrjet politike në gjyqësi, sektori i paqëndrushëm ekonomik, apo ekonomia informale janë thekset kryesore që paralajmërohen në hyrje të raportit. Është e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që në këtë raport, të gjendet ndonjë referencë për ndonjë arritje domethënëse në ndonjë sektor të caktuar. Pa vizion, pa njohuri, pa kapacitete, pa potencial për diversifikim të burimeve dhe investimeve, kjo Qeveri menaxhon në ekonomi, me logjikën e shpërndarjes së buxhetit dhe fryrjes së procedurave dhe burokracisë. Si në secilën fushë, kjo Qeveri i ktheu premtimet në mashtrim qeverisës kolosal.
Të tjera
-
Partitë politike ende s’i kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë, afati është deri më 11 dhjetor
Më 1 qershor ka filluar afati për subjektet politike që të dorëzojnë kërkesat...
-
Mbeti i plạgosur, alarmon babai i shokut të Martinit: Janë dy vrạsës, njëri është i lirë
Babai i të miturit i cili mbeti i plagosur gjatë sherrit me viktimë Martin Ca...
-
Osmani takon në Kanada Admiralin e NATO’s, i thotë që prania e KFOR ka qenë gjithmonë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me admiralin Rob Bauer, kry...
-
Kurti: Matematika është një nga lëndët më të rëndësishme për të ardhmen intelektuale të fëmijëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në një ngjarje të organizuar ...
-
Guerot: Marrëveshjen e Ohrit e konsiderojmë detyrimore për të dyja vendet si për Kosovës dhe Serbinë
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Serwer: Kurti duhet ta ketë prioritet përmirësimin e marrëdhënieve me aleatët perëndimor
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...
-
Ja si do të jetë moti sot gjatë ditës
Sot në Kosovë pritet të kemi mot stabil, por shumë të ftohtë në mëngjes. Temp...
-
Edi Rama zhvillon sot takimin me shqiptarët e Londrës: Në rrugën drejt Shqipërisë 2030
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme (24 nëntor) ...
-
Burri në Shtërpcë gjen në oborr një person pa shenja jete, policia po e heton rastin
Një burrë në Shtërpcë ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij gjendet nj...
-
Prishtinë, dy persona shkaktojnë dhụnë psiqike ndaj familjares
Dy persona në Prishtinë dyshohet se kanë ushtruar dhunë psiqike ndaj një fami...
-
Plagὀsja e dyfishtë në Vranjec, arrestohet edhe një i dyshuar
Dje është arrestuar edhe një i dyshuar për plagosjen që ndodhi të enjten në V...
-
VV-ja sot mban konferencë për media, do të shpalosen informacione të rëndësishme lidhur me zhvillimet e fundit
Lëvizja Vetëvendosje sot do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit...