Lajme

Tahiri: BE të marrë vendim meritor për liberalizim të vizave

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 03 August 2022

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në seancën e sotme ka prezantuar projekt-rezolutën në lidhje me liberalizimin e vizave.

Në fjalën e tij, Tahiri i ka bërë thirrje BE-së që të marrë vendim meritor për Kosovën, pasi sipas tij, ka vite që Kosova ka përmbushur gjitha kushtet për liberalizim.

“Duke ditur se Komisioni Evropian e konfirmoi në Raportin e tij për Kosovën në vitin 2018, se Kosova ka përmbushur kërkesën e fundit të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, që ishte lufta kundër korrupsionit”.

-Advertisement-

“Duke qenë të përkushtuar se autoritetet e Republikës së Kosovës krijuan dhe forcuan një praktikë të qëndrueshme të hetimeve dhe vendimeve përfundimtare të gjykatave në rastet që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke përmbushur kështu me sukses standardin përfundimtar”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera