Sport

Tahir Batatina konfirmon negociatat me gjigantin turk për transferimin e Valmir Veliut

Autori: Erion Maliqaj 17:00 | 27 January 2021

Gjatë ditës së martë në mediat kosovare qarkulloi lajmi se gjiganti turk, Besiktas ka filluar negociatat me klubin e Llapit për transferimin e Valmir Veliut, shkruan Gazeta inFokus.

20 vjeçari ishte me skuadrën e Llapit në Antalia të Turqisë për fazën përgatitore, dhe nga disa ndeshje miqësore të luajtura ka renë në sytë e njërit prej menaxherëve të Besiktasit.

Lidhur më këtë Gazeta inFokus ka kontaktuar me trajnerin e Llapit, Tahir Batatinën, i cili i ka konfirmuar negociatat për transferimin e sulmuesit llapjan në Turqi.

-Advertisement-

“Po është e vërtetë që Besiktasi ka shprehur interesim për futbollistin tonë, Valmir Veliun, dhe unë e kam autorizuar menaxherin që të negociojnë me zyrtarë të klubit turk. Negociatat janë duke vazhduar dhe në ditët e ardhshme do ta kuptojmë të ardhmen e Veliut”, deklaroi Batatina për inFokusin.

Valmir Veliu në dy sezonet e fundit është njëri prej lojtarëve më të dalluar te skuadra nga Podujeva.

Ai po ashtu edhe pjesë e rregullt e kombëtares së Kosovës U21, derisa ka qenë i grumbulluar dhe ka luajtur edhe për kombëtaren A./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera