Lajme

Szunyog kujton Rugovën: Qasja e tij paqësore na nevojitet shumë sot

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 21 January 2023

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, në 17 vjetorin e tij të vdekjes.

Szunyog vlerëson se Rugova do të mbahet mend gjithmonë si promotor i qasjes paqësore për arritjen e qëllimeve politike e cila sipas tij është shumë e nevojshme këto ditë.

“Dr. Ibrahim Rugova do të mbahet mend gjithmonë si promotor i qasjes paqësore dhe jo të dhunshme për arritjen e qëllimeve politike, e cila është shumë e nevojshme këto ditë. Trashëgimia e tij jeton. U preftë në paqe”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera