Lajme

Synimi i Qeverisë: Për 7 vite, 30% e veturave në Kosovë të jenë elektrike

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 11 January 2023

Qeveria e Kosovës ka miratuar Koncept-dokumentin për Fushën e Automjeteve.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu  tha se nga kjo strategji do të dalin projekte të rëndësishme.

Aliu shtoi se njëra nga pikësynimet e rëndësishme të kësaj strategjie është siguria në trafik, të qenit i kyçur si rrjet dhe ndërlidhja e qartë e transporteve brenda vendit.

-Advertisement-

Sipas Aliut, synohet që deri në vitin 2030, 30 për qind e flotës së automjeteve në vend të jenë elektrike apo hibride, që nuk ndotin ambientin.

“Dokumenti tjetër ka të bëjë me fushën e automjeteve, që veturat që importohen në vendin tonë të jenë vetura konfrom standardeve edhe teknikë, por edhe konform standardeve të mbrojtjes së mjedisit. Sipas këtij koncepti synohet që në importimin e veturave në të ardhmen t’i kushtohet rëndësi aspektit elektrik, në mënyrë që deri në vitin 2030, dikun 30 përqind e  flotës së automjeteve në vendin tonë të jenë elektrike dhe hibride. Të gjitha këto na ofrojnë më afër BE-së dhe krijojnë edhe ambient më të pastërt”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova Nënshkruan Parimet për Fuqizim të Grave (WEPs)
-Advertisement-

Të tjera