Sylë Hoxha: Radojçiq me terrọristët e tjerë mund të gjykohet në mungesë

Autori: Gazeta inFokus
19:04 | 18 October 2024
Ish-prokurori Sylë Hoxha duke folur për procesin e gjykimit të 42 personave të akuzuar për sulmin terrorist të ndodhur më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit, ka thwnw se terroristët, përfshirë Milan Radojçiqin, të akuzuar për terrorizëm, mund të gjykohen në mungesë.
Hoxha ka theksuar nevojën për përmbushjen e kushteve të parashikuara në nenin 303 të Kodit të Procedurës Penale, duke siguruar që të gjitha procedurat të zhvillohen pa pengesa dhe në përputhje me ligjin.
“Po, vetëm se duhet të përfillen dispozitat e nenit 303 të Kodit të Procedurës Penale, dhe të gjitha ato pika që janë paraparë, duhet të përmbushen disa kushte”, ka thënë Hoxha nw RTV Dukagjini.
“Tani, me këtë kod, nuk kemi pengesa të zhvillohet në procedura normale dhe pa pengesa, dhe pa dilema”, ka shtuar ish-prokurori.
Hoxha gjithashtu e vuri theksin në cilësinë e aktakuzës së Prokurorisë Speciale, duke theksuar se hetimi dhe përgatitja e rastit janë përfunduar në një afat rekord, duke marrë parasysh ndërlikueshmërinë dhe seriozitetin e rastit.
“Është gjithashtu cilësore për nga përmbajtja. E kam thënë se është përfunduar edhe në një afat rekord, duke marrë parasysh ndërlikueshmërinë dhe seriozitetin e rastit, pasi kanë qenë shumë persona të involvuar. Ka munguar bashkëpunimi me shtetin fqinj, ku jetojnë shumica e të akuzuarve. Si dhe është dashur që prokuroria e shtetit të dërgojë shumë ekspertë jashtë vendit për të pritur në mungesë të disa laboratoreve në Kosovë”, ka shtuar Hoxha.
“Gjykata Supreme e ka kryer punën e saj, dhe unë besoj se nuk ka asnjë arsye për t’u ankuar në Supreme. Pasi kodi i procedurës është mjaft i qartë, dhe gjykatësi i vetëm, si dhe kryetari i trupit gjykues, duhet të përmbushin disa kritere që unë besoj se prokurori i ka përmbushur para se të ngritë aktakuzën. Duhet të shtrihen ato masa, thirrjet, urdhër-arresti, urdhër-arresti i brendshëm, dhe ai ndërkombëtar, që të mos ketë pengesa”, ka thënë më tej Hoxha.
Kujtojmë se 45 persona në krye me Millan Radojçiqin akuzohen nga Prokuroria Speciale për kryerje të terrorizmit dhe të veprave të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës

Të tjera
-
Pamje nga brenda të qendrës tregtare në Bregun e Diellit të përfshirë nga flakët
Një zjarr i madh ka përfshirë qendrën tregtare në Bregun e Diellit. Në një...
-
Abelard Tahiri përcjell mesazhin e Hashim Thaçit nga Haga për Ditën e Çlirimit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abeard Tahiri ka vizituar ...
-
LAJMI I FUNDIT: Digj*et qendra tregtare në “Breg të Diellit”, pamje nga vendi i ngjarjes
Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në orët e pasdites një nga qendra tregtare...
-
Videoja kinse gazetari Lirim Mehmetaj shanë përkrahësit e VV-së, AGK me shqetësim: Montim i rrezikshëm
sociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar me shqetësim lidhur me montimin...
-
Osmani: Potencial i madh në thellimin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Japoni
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka shkruar për disa takime të rën...
-
Shkëlqim Devolli takon në Londër CEO-n e CNN, Thompson, zyrtarizon hyrjen e televizionit amerikan në Kosovë
Në Londër, sot, në Ditën e Çlirimit të Kosovës, aksionari i Devolli Corporati...
-
Polici thotë se natën kritike në Banjskë, dëgjoi të shara në gjuhën serbe pasi përfundoi detonimi
Në sesionin e pasdites në gjykimin në rastin “Banjska”, të enjten është dëgju...
-
Arrestohet një 41-vjeçar në Mitrovicë të Veriut, dyshohet se e ngacmoi seksu*alisht një grua
Një person është dërguar në mbajtje nën dyshimin se ka kryer veprën p...
-
Dyshohet se e go*diti me shuplakë një nxënës gjatë mësimit, Policia arreston një mësuese në Mitrovicë të Veriut
Policia e Kosovës e ka arrestuar një mësuese në Mitrovicë të Veriut, meqë e n...
-
Haxhiu: U emancipova në VV, fjalimet e Albinit i dëgjoja plot sy e veshë, u anëtarësova në prani të Glaukut
Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, iu bashkua shefit të saj të pa...
-
Udhëtoni drejt Kosovës? Ja sa mallra mund të sillni pa paguar taksa doganore
Dogana e Kosovës ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që udhë...
-
Katër minatorë të “Trepçës” ngujohen në minierë, shkak mungesa e rrymës
Katër minatorë që nga orët e para të mëngjesit janë ngujuar brenda Minierës s...