Syla për Shehollin: AKI s’diti, Kurti e Sveçla ua kallëzuan se ishte bashkëpunëtor i Serbisë
Autori: Gazeta inFokus
19:39 | 26 August 2026
Gazetari dhe komentatori politik, Valon. Syla, e ka konsideruar të gabuar mënyrën se si Fatmir Sheholli është trajtuar publikisht nga qarqet propaganduese të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se kjo qasje bie ndesh me vetë standardet e shërbimeve të inteligjencës
Syla ka shkruar se një figurë si Sheholli ka qenë e njohur për veprimtarinë e tij dhe, siç e quan ai, ka qenë një prej “sekreteve më publike”. Ai ka shtuar se ajo që është parë deri tani lidhur me rastin, tashmë ishte e njohur.
“S’pari, Sheholli është Sheholl! Asnjë sekret kaq publik nuk ka! Si i tillë ai nuk ka përbë ndonjë rrezik të fshehtë! Materialet që ju zunë kanë qarkulluar qe 20 vjet. Familja e tij ishin distancuar viteve të 90-ta duke i leçitë babë e birë që diheshin si bashkëpunëtorë të UDB-së serbe
Sheholli si i tillë, pas luftës, ka qenë aset i përdorur këndej e andej nga shërbimet si qarkullues selamesh”, ka shkruar Syla.
Më tej, ai ka thënë se qasja ndaj këtij rasti është e gabuar, pasi është në kundërshtim me vetë mënyrën se si funksionojnë strukturat e sigurisë.
“Shërbimet nuk i arrestojnë asetet për të bërë lajme në publik, për t’i kënaqur fanatikët politikë dhe elektoratin, sepse kjo përbën lojë të rrezikshme që minon institucionet e sigurisë dhe krijon precedentë të rrezikshëm
Tash secili përdorues i rrjeteve sociale është ekspert e komentues i sigurisë në livadh haptazi.”
Syla ka shkruar se asetet e inteligjencës kanë një standard të caktuar të trajtimit nga shërbimet e inteligjencës, ndërsa veprimtaria e tyre mbahet sekret për arsye të caktuara. Sipas tij, qasja e tanishme vetëm sa e cenon këtë standard, duke ua pamundësuar shërbimeve një bashkëpunim të tillë edhe në të ardhmen
Sheholli është vetëm maja e plot arrestimeve këto dy vjet, sidomos ato serbe. Nuk ka garanci që edhe ato të mos ishin qenë dikur asete të inteligjencës kosovare. Tekefundit inteligjenca punon me informata e depërtime. Nëse arrestohen pasi janë përdorur – ku mbetet garancia se të tjerë do të bashkëpunojnë në të ardhmen?!”
Ai më tej ka shkruar se e konsideron këtë qasje si një tjetër spektakël popullist nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili, sipas tij, cenon kapacitetin e vetë shërbimit kosovar të inteligjencës, përmes një “cirku” në rrjetet sociale që anashkalon proceset e duhura të nivelit profesional
Është e rrezikshme kur këto arrestime bëhen selektive dhe për qëllime të përdorimit elektoral a të politikës ditore, jo fort sikur rrezik i sigurisë, sepse çka po nënkuptohet që AKI spaska bërë asgjë e spaska ditë me i arrestu me polici ma herët këta, por Kurti dhe Sveçla tash po ju kallxojnë atyre se Sheholli paska qenë bashkëpunëtor i Serbisë?
Sa ma larg zbulimi prej opinionit publik – aq më e madhe garancia që ai po punon mirë. Sepse shteti dhe siguria e tij nuk mbrohet me spektakël. Shteti mbrohet me institucione të forta, hetime profesionale dhe dënime për ata që vërtet provohet se kanë punuar kundër tij.”

T� tjera
-
Ky është parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, e vranësira lokale dhe rral...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të martën, në rend dite edhe Projektligji për Buxhetin 2027
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën, më 17 nëntor, në orën...
-
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e BE-së për zgjerimin shkakton polemika
Gjatë Forumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas fjalimit të presidentes...
-
Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi ...
-
Gashi-Hamdiu: Nga viti 2021, Kosovës iu shtuan vetëm 30 megavatë
Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sist...
-
Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ish...
-
Time Kadrijaj: A po keni rrymë? Neve na mbyti terri, ky është veç fillimi
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energ...
-
Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të ...
-
Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka komentuar masat e Qeverisë për çështjen ...
-
Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës
Rritja e konsumit dhe importit të energjisë elektrike në Kosovë po i shton sh...
-
Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën
Lajmi i rëndë për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit në ...


































