Lajme

Syla: Diplomacia e gërrnaçave reagoi vonë, hajt se ia ndini krismën

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 16 May 2021

Gazetari Valon Syla ka paralajmëruar pasoja për shkak të reagimit të vonshëm të Kosovës lidhur me konfliktin e dhunshëm ndërmjet Izraelit dhe organizatës së shpallur terroriste, Hamas.

Syla e ka quajtur “diplomaci të gërrnaçave” diplomacinë kosovare.

“Veç edhe 1 mangësi e patëm. Mu bo me Palestinë. Hajt, se ja ndini krismëm. Izraeli ju falënderu miqve të vet, por Kosovës, jo. Vonë reagoi diplomacia e gërrnaçave, që fatkeqësisht po e përfaqëson Kosovën brenda”, shkroi Syla.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, sot përmes një postimi në Twitter deklaroi se si çdo shtet, edhe Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për ta mbrojtur popullin e vetë kundër raketave nga Hamasi.

“Si çdo shtet, edhe Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për ta mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të hedhura mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne jemi të pikëlluar për të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, ta ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

Të tjera