Sveçla ua ndan statusin e mbrojtjes së përkohshme gazetareve ukrainase në Kosovë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/08/1111-1-798x460.png)
Autori: Gazeta inFokus
20:38 | 11 August 2022
Sveçla ua ndan statusin e mbrojtjes së përkohshme gazetareve ukrainase në Kosovë
29 minuta më parë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ua ka ndarë statusin e mbrojtjes së përkohshme gazetareve ukrainase që janë duke u strehuar në Kosovë.
Sveçla thotë se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë pranë popullit ukrainas edhe në të ardhmen, me të gjithë organizmat institucionalë.
“Në kuadër të angazhimit tonë institucional, ne kemi ofruar mbështetjen nëpërmjet dy projekteve, atë të strehimit të gazetarëve dhe të popullit ukrainas deri në 5000 persona. Deri më tani si pjesë e programit që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, janë strehuar nëntë gazetarë ukrainas”.
“Gazetaret nga Ukraina shprehën mirënjohjen për mbështetjen e madhe që shteti i Kosovës ka ofruar për ta dhe treguan se janë të prekur nga solidariteti që kanë marrë nga populli i Kosovës. Ndërsa, vlerësuan lartë programin pasi ky program ju mundëson që të punojnë në profesionin e tyre dhe nëpërmjet saj të ndihmojnë Ukrainën, siç thanë “Arma jonë është fjala.”
“Në këtë takim, gazetarëve ukrainas u ndava edhe vendimin i cili garanton statusin e mbrojtjes së përkohshme në vendin tonë. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë popullit ukrainas edhe në të ardhmen me të gjithë organizmat tanë institucionalë”.
Mes tjerash, ministri thotë se Ukraina do të triumfojë kundër agresion të padrejtë rus.
“Shpirti guximtar dhe e drejta për të mbrojtur vendin tuaj do të triumfojnë kundrejt agresionit të padrejtë rus,” ka shkruar Sveçla në Facebook.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/06/FotoLajmVFS.jpg)
Të tjera
-
Maqedonci: Gjithmonë falënderues si komb për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në arritjet tona
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikë...
-
Elezi: Mbi 700 serbë po stërviten ushtarakisht në kufi me Kosovën
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka thënë se mbi 700 serbë po kryejnë stërvit...
-
Specialja: Dëshmitari i radhës kundër Thaçit e të tjerëve një përkrahës i LDK-së
Gjykata Speciale përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se dëshmitari...
-
Konjufca për Ditën e Pavarësisë së ShBA-së: Si popull dhe shtet jemi të lumtur që i përkasim kësaj aleance
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar Amerikën me rastin e ...
-
Kurti uron Amerikën në 248-vjetorin e shënimit të Pavarësisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës ...
-
Mediet e huaja: Rrahmani afër gjigantit skocez, gati 5 milionë euro
Sulmuesi kosovar i Rapidit të Bukureshtit, Albion Rrahmani është afër të bëjë...
-
Tjetër ngjarje e rëndë në det, vdẹs i moshuari në Vlorë
Një tjetër i moshuar ka humbur jetën sot në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Një...
-
Ambasadori amerikan, Hovenier do të përformojë bashkë me Filharmoninë e Kosovës
Filarmonia e Kosovës është në përgatitjet finale të koncertit përmbyllës të s...
-
Lëshuan sallën pasi konstatuan se plani zhvillimor ka të meta, Rama i reagon VV’së dhe PDK’së
PDK dhe VV kanë lëshuar sot seancën e Kuvendit Komunal në Prishtinë, pasi në ...
-
Krasniqi uron 4 korrikun, publikon fotografi me Joe Biden dhe Bill Clinton
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka uruar qytetarët amerikanë në Ditën e Pa...
-
“Ai po e lë garën”, del video e Trump duke e sharë Biden dhe Harris: Janë një grumbull mbeturinash
Një video e Donald Trump ku ish-presidenti mburret se e ka dominuar debatin e...
-
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
Suharekë, 02.07.2024 — BKT Kosova ka hapur një kapitull të ri në historinë e ...