Sveçla thotë se në fund të këtij muaji më nuk do të ketë targa ilegale
Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 17 October 2022
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, beson se deri në fund të tetorit, nuk do të ketë më targa ilegale.
Në fund të muajit, Sveçla nuk pret eskalim të situatës, por thotë se mund të ketë ndonjë rezistencë aty-këtu.
“Në raport me targave, në fund të këtij muaji, unë besoj se do të kemi një situatë ku nuk do të kemi më targa ilegale dhe do të kalojmë tek problemet e tjera, tek zgjidhja e problemeve tjera. Ky nuk është i vetmi problem që kemi as si Kosovë, por as në raport me Serbinë”, thotë Sveçla.Ministri thotë se nuk duhet të ketë marrëveshje të re për çështjen e targave, sepse tashmë ekziston një për këtë çështje dhe ajo duhet zbatuar.
“Ne kemi tashmë një marrëveshje, por Serbia nuk lejon implementimin. Tash, nuk besoj se do të ketë nevojë të ketë një marrëveshje politike, pastaj një marrëveshje teknike, pastaj një marrëveshje për implementim. Sepse, kjo është qasja që Serbia e do”, tha Svecla në një intervistë për A2CNN në Shqipëri.Më 31 tetor, kur edhe përfundon afati i pezullimit të zbatimit të marrëveshjes së reciprocitetit të targave, Sveçla nuk pret eskalim të situatës, duke risjell në vëmendje mobilizimin e misioneve të huaja për ta ruajtur stabilitetin në veri të Kosovës.
“Nuk ka asnjë indikacion që mund të ketë ndonjë telashe, kështu, të themi, ekstreme. Mund të ketë rezistencë tek-tuk, në kuptimin e refuzimit për t’i shndërruar targat nga ilegale në legale, por nuk besoj se mund të ketë eskalim të situatës”.“Posedimi i targave ilegale për këta qytetarë [qytetarët serbë] është vetëm vështirësi. Duke qenë se ata nuk mund të qarkullojnë në pjesët e tjera të Kosovës, duke qenë se janë bashkëpjesëmarrës në aktivitet ilegal. Gatishmëri nga qytetarët ka, por, fatkeqësisht, ka presion të tmerrshme të strukturave të Aleksandër Vuçiqit në këtë zonë”.
Të tjera
-
Selman Kolgeci: Obiliqi i dha vulë fitores së madhe të LDK-së më 9 shkurt
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Selman Kolgeci, ka nd...
-
Kërcënohet përsëri Izmir Zeqiri, publikon identitetin e serbit që thotë se e ka kërcënuar
Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka njoftuar se është kërcë...
-
“Viktima goditi shtyllën”- Policia jep detaje për vetaksidentin ku humbi jetën një person në Pejë
F.K., i moshës përreth 40-vjeçare, i cili ka shërbyer si punonjës i Hidrodrin...
-
Dy raste të dhụnimit në rajonin e Prishtinës, arrestohen tre persona
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e tre personave në rajonin e Pri...
-
Policia shqiptoi 1493 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Babai i Elon Musk me plane të mëdha, futet në botën e kriptovalutave
Errol Musk, babai i Elon Musk, mbështet një “mimcoin” të ri me emrin MuskIt. ...
-
Një rast i dhụnimit në Prishtinë e një në Fushë Kosovë- arrestohen tre të dyshuar, njëri lirohet
Dy raste të dhunimit janë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë- një në ...
-
BE thotë se ‘do të përgjigjet me vendosmëri’ nëse Trump vendos tarifa ndaj bllokut
Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur tarifa ndaj Kanad...
-
Zjạrr në një fabrikë në Bibaj të Ferizajt
Një zjarr ka përfshirë një fabrikë në fshatin Bibaj të Ferizajt mbrëmjen e së...
-
Pas lëkundjeve sizmike, mobilizohet Greqia – paralajmërohet për cunam
Autoritetet greke kanë dërguar forca speciale, ekipe shpëtimi, tenda dhe dron...
-
Mergim Lushtaku pas takimit me banorët e Lagjes 5, Klinës së Mesme dhe Kozhicës: Mbështetja e madhe për fitoren e PDK-së ishte mbresëlënëse
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Nesër seanca për pranimin e fajësisë për Januzin dhe të tjerët
Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë të ditur se nesër, më 4 shkurt, ësht...