Sveçla thotë se disa barrikada janë larguar, dhe të tjerat kanë filluar të largohen

Autori: Gazeta inFokus
13:58 | 01 August 2022
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë mbajtur konferencë për media në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Sveçla e nisi fjalën e tij duke falënderuar policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar në kufijtë në veri derisa tha se disa barrikada tashmë janë larguar.
“Sipas informatave të fundit, disa barrikada tashmë janë larguar, dhe një pjesë e barrikadave tjera ka filluar të largohet. Bashke me organet e rendit po punojmë në mbarëvajtjen e këtij procesi, që të shkojë gjithçka në rregull. I sigurojmë qytetarët se i gjithë ky proces po vijon në bashkërendim të ngushtë mes njësiteve policore që janë të vendosura në pikat kufitare dhje stacionet policore të ngritura nga shteti i Kosovës, me qellim të përfundimit suksesshëm të këtij aktiviteti, dhe mbrojtjes se jetës se qytetarëve të Republikës së Kosovës”.
Ai po ashtu ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë për bashkëpunimin e ngushtë, liderët e vendit si dhe Policinë e Kosovës për profesionalizmin./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Abazoviq shpallë tri ditë zie pas tragjedisë në Cetinë
Qeveria e Malit të Zi sonte do të shpallë tri ditë zie si shenjë solidarizimi...
-
Krasniqi: Nuk qëndrojnë akuzat e Asociacionit të Komunave dhe të opozitës
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka hedhur poshtë...
-
Clewlow: KFOR-i do të jetë në kontakt me palët kosovare dhe serbe për të ofruar siguri
Ish-oficeri britanik në Kosovë Ade Clewlow ka thënë se KFOR-i do të jetë në d...
-
FBI mori 11 sete dokumentesh nga shtëpia e Trump
FBI mori 11 grupe dokumentesh të klasifikuara nga rezidenca e Donald Trump në...
-
Tragjedia në Mal të Zi, si ndodhi ngjarja
Tridhjetë e katër vjeçari Vuko Boriloviç ka vrarë disa persona në Cetinje dhe...
-
Deklarata e Kurtit për shaminë i bie në sy njeriut të Erdoganit, Osman Atalay
Osman Atalay, anëtari i bordit të organizatës humanitare turke IHH që është e...
-
Hill para takimit Kurti-Vuçiq: Është koha që Asociacioni të merret seriozisht – të vendoset në tryezë
Ambasadori amerikan Christopher Hill tha sot se në vazhdimin e dialogut Prish...
-
Stuhia e nxjerr lisin me rrënjë në Vushtrri
Stuhia e madhe në orët e pasdites në komunën e Vushtrrisë, saktësisht në fsha...
-
Fituesi i dytë i Nimi TV nga Italia është me fat! Bën aksident me veturë përgjatë udhëtimit në Shqipëri dhe pas 10 ditëve mëson se është fitues i veturës Dacia Sandero!
Fatmir Kolonjari është fituesi i dytë i veturës Dacia Sandero. Fituesi është ...
-
Abazoviç: Një tragjedi e tillë në Mal të Zi nuk mbahet mend
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur sot në Mal të Zi. Mësohet se një burrë qëlloi...
-
Si ndodhi sulmi dhe kush kishte dhënë shpërblim për ekzekutimin e shkrimtarit Rushdie?
Shkrimtari Salman Rushdie, i cili vuajti prej vitesh kërcënime me vdekje nga ...
-
Dhoma e Tregtisë, MINT, AKK dhe bizneset diskutojnë për ngritjen enorme të çmimit të çimentos
Ngritja enorme çmimit të betonit për herë të tretë nga 1 janar 2022 e deri më...