Lajme

Sveçla ngushëllon familjen e policit Rexhep Gashi: Humbi jetën duke kryer detyrën

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 29 June 2026
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen tragjike nga jeta të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në pikën kufitare të Vërmicë.

Sveçla u ka shprehur ngushëllime familjes Gashi, kolegëve të të ndjerit dhe të gjithë pjesëtarëve të Policia e Kosovës, duke theksuar se në këto momente të vështira institucionet qëndrojnë pranë familjes.

Ai u bëri gjithashtu thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi maksimale për të parandaluar tragjedi të ngjashme, ndërsa vlerësoi përkushtimin e policit Gashi në shërbim të Republikës së Kosovës deri në momentet e fundit të jetës së tij.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy