Lajme

Sveçla në takim me shefin e ri të UNDP-së në Kosovë, merr mbështetje për realizimin e objektivave

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 27 July 2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim shefin e ri të UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros, të cilin e ka përgëzuar për detyrën e re.

Në këtë takim, Sveçla ka thënë se për dikasterin që udhëheqë, UNDP është një partner i rëndësishëm.

Tutje, ministria ka bërë të ditur se është diskutuar për projektet që janë duke u zhvilluar suksesshëm aktualisht.

-Advertisement-

“Për këtë ministri Sveçla e falënderoi shefin e UNPD-së, për mbështetjen e vazhdueshme që janë duke dhënë për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe për agjencitë e saj”, thuhet në komunikatën për media.

“Ndërsa, shefi i ri në UNDP-së, z. Nuno Queiros, falënderoi ministrin Sveçla për gatishmërinë e tij për të zgjeruar bashkëpunimin edhe më tutje. Ai theksoi se UNDP do të vazhdojë të mbështesë MPB-në për realizimin e objektivave të saja”.

Aktualisht UNDP dhe SEESAC, janë duke e mbështetur fushatën që është duke e zhvilluar Ministria e Punëve të Brendshme për parandalimin e të shtënave festive: ”Festo me Zemër, jo me armë”. Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera