Lajme

Sveçla në Itali takon kreun e Karabinierëve, interesohet për bashkëpunim rreth krijimit të Xhandarmërisë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 22 Tetor 2026

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për një vizitë zyrtare që është duke zhvilluar në Itali, ku edhe është takuar me kreun e Komandës së Përgjithshme të Armatës së Karabinierëve, Andrea Taurelli Salimbeni.

Sveçla ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për aspektin e sigurisë në Kosovë dhe për angazhimin e karabinierëve italianë në Kosovë.

Ai ka thënë se kanë shkëmbyer edhe pikëpamjet as i përket planit për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës.

-Advertisement-

“Duke qenë se themelimi dhe zhvillimi i Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës përbën një prioritet të Qeverisë, shkëmbyem pikëpamje mbi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit, veçanërisht përmes shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës profesionale, me synim ndërtimin e kësaj komponente të rëndësishme të sigurisë sipas standardeve dhe praktikave më të mira”, ka shkruar Sveçla.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy