Sveçla: Kryeministri e kryetari i Gjykatës Supreme do të kenë koeficientin e njëjtë të pagës
Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 09 December 2022
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se me projektligjin për pagat në sektorin publik, do të adresohet dallimi i madh mes pagës së lartë dhe të ulët. Sipas tij, kjo nismë ligjore synon reformimin e administratës publike, për çka u zotua se ky është prioritet i qeverisë.
Në shqyrtimin e parë të këtij projektligji, Sveçla ka shtuar se për herë të parë do të adresohet problemi i pazgjidhur për dy dekada të çështjes së pagave në sektorin publik.
“Drejt synimit për një administratë profesionale, Ligji për Pagat dhe ai për Zyrtarët Publik nuk mund të shihen si të ndarë. Vetëm bashkëveprimi i tyre i mirëfilltë është në shërbim të qëllimit të tyre kryesor, reformës së domosdoshme në administratën publike. Përderisa, me projektligjin për Zyrtarët Publik, zyrtarin publik e vendosim në qendër, përmes projektligjit për Paga, kompensojnë dinjitetshëm shërbimin ndaj shtetit dhe publikut. Mbrojtja dhe shpenzimi brenda kornizave ligjore i parasë publike është parim kyç me të cilët duhet të udhëhiqemi në të gjitha politikat publike”, ka thënë ai.
Sipas tij, dallimi aktual i pagës së lartë dhe të ultë është 20 herë, për çka po synojnë që dallimet të jenë vetëm 4,78 herë.
“Paraja publike sot shpërndahet me mungesë rrënjësore të transparencës përmes vendimeve arbitrare e pa kritere. Si rezultat, ky sistem ka prodhuar pabarazi në mes të të punësuarve të sektorit publik, ku dallimi në mes të pagës më të ulët dhe asaj më të lartë brenda sektorit publik është 20 herë. Pra, paga më e ulët është 20 herë më e vogël se sa paga më e lartë, duke e bërë këtë pabarazi pothuajse të pashembullt në Evropë dhe rajon”, ka shtuar ai.
Me këtë projektligj, ai tha se për herë të parë themelohet sistemi i unifikuar i pagave në sektorin publik, të bazuar në ligjshmëri, transparencë, barazi, parashikueshmëri e drejtësi.
“Projektligji adreson sistemin e pagës bazë përmes përcaktimit të koeficienteve. Në këtë përcaktim ne i kemi përcjell jo vetëm frymën e drejtësisë, parim ky udhëzues përgjatë gjithë ligjit, por edhe realizimin e saj konkret në hierarkinë e pagave. Ruajtja e shkallëzimit të drejtë dhe respektimit të hierarkisë ka udhëzuar përcaktimin e koeficienteve, duke marrë parasysh edhe ndërlidhjen, vartësinë dhe ndër-vartësinë e përcaktuar me kushtetutë dhe me ligje të veçanta për secilin pushtet, grup të institucionesh, agjencisë së pavarura apo ekzekutive”, ka theksuar ministri Sveçla.
Në seancë plenare, Sveçla ka deklaruar se me këtë projektligj është ruajtur parimi i hierarkisë, ku tha se paga e deputetit ka koeficientë të njëjtë me drejtuesit e Agjencisë së Aviacionit Civil dhe Navigimit Ajror dhe drejtuesve në agjencitë që menaxhojnë me sistemin e informacioneve.
“Kryetari i Kuvendit të Kosovës, kryetari i Gjykatës Supreme, kryeprokurori i shtetit dhe kryeministri kanë përcaktim të njëjtë të koeficientit. Zëvendësit e të njëjtëve, si dhe stafi vartës gjithashtu janë vendosur në linjë të njëjtë horizontale dhe parimi i tillë ndiqet përgjatë gjithë ligjit. Mjeku, specialisti në institucionet shëndetësore është në të njëjtin raport me sistemin e drejtësisë në gjykatën dhe Prokurorinë Themelore dhe të përafërt me profesorin e rregullt. Polici dhe oficeri doganor janë me raporte të përafërta të koeficientëve. Një mësimdhënës të shkollës së mesme të lartë ka koeficientë të përafërt me pozicion profesional 1 në Zyrën e Kryeministrit. Ndërsa, një mësimdhënës në shkollë të mesme të ulët ka koeficientë të ngjashëm me pozitën profesional 1 në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë ai.
Më tej, ministri i MPB-së tha se koeficienti i zjarrfikësve do të jetë i përafërt me atë të ushtarit në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Të tjera
-
Mbrojtja propozon të kryhet ekspertizë e re psikiatrike ndaj të akuzuarit për vrạsjen e vëllait
Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, mbrojtësja e të a...
-
Sarrazin i kërkon Qeverisë t’i heq masat ndaj mallrave serbe, flet për pasoja të rënda në rast të refuzimit
Manuel Sarrazin, emisar i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor ka bërë një ana...
-
Gjermania hap dyert për 250 mijë emigrantë të këtij vendi
Gjermania do të hapë dyert për 250 mijë punëtorë kenianë të kualifikuar dhe g...
-
“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës. Unë nuk jam shqiptar”, hoxha nga Sanxhaku me deklaratë të rrezikshme
Një hoxhë nga Sanxhaku, që flet shqip ka mbajtur sot një tubim në Luginën e P...
-
Lista preliminare e provimit për prokurorë të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës shpall listën preliminare të provimit të kandi...
-
REL: Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që ...
-
Ra nga kati i tretë i objektit ku punonte, vdes 48 vjeçari në Prizren
Një person ka vdekur sot në vendin e tij të punës. Rasti ka ndodhur në Pri...
-
Parlamentari serb: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Deputeti opozitar në Parlamentin e Serbisë, Zdravko Ponosh, ka reaguar pas ko...
-
Haziri pas konferencës së Vuçiqit: Kosova mos të bie në hendekun e Serbisë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas konferencës që mbajti pres...
-
Incidenti në veri, kthehen afishet, tash pro-Radoiçiqit
Sikur fotografia, me kujdes janë zgjedhur edhe fjalët. Kryeterroristit Mil...
-
Kurti me videolidhje pjesë e panelit ku ishte edhe Lajçak – akuza Vuçiqit se e përdor Kosovën dhe Bosnjën për të siguruar lëshime nga Perëndimi
Gjatë paradites së 13 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me vide...
-
Përkundër që ndau rrugët me Vetëvendosjen, Fatmir Humolli përkrah qeverisë për veriun
Deputeti Fatmir Humolli ka një kohë që i ka ndarë rrugët me Lëvizjes Vetëvend...