Lajme

Suspendohet nga puna zyrtari korrektues në Prizren, dyshohet për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës

Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 16 March 2022

Një zyrtar korrektues me inicialet B.R., punonjës në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, është arrestuar gjatë së mërkurës pasi dyshohet për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

I njëjti është suspenduar nga puna nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, shkruan lajmi.net.

“SHKK në koordinim të plotë me Policinë do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime të fuqishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në njoftimin për media.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës:

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se sot rreth ores 19:15, pas marrjes së konfirmimit nga Policia Kosovës, respektivisht nga Drejtoria për Krime Ekonomike dhe Korrupsion , se zyrtari korrektues, B.R punonjës në Qendrën e Paraburgimit Prizren është arrestuar nën dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, të njëjtin e ka suspenduar nga puna.
SHKK në koordinim të plotë me Policinë do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime te fuqishme ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe i pakompromis ndaj të gjithë atyre të cilët keqpërdorin detyrën zyrtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera