Lajme

Suspendohet mësimdhënësi i PDK’së që rrahu nxënësin në Drenas

Autori: Gazeta inFokus 20:04 | 24 February 2020

Mësimdhënësi Driton Çelaj, një video e të cilit u publikua duke rrahur një nxënës është suspenduar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas.

Pas publikimit të videos reagoi edhe, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili kërkoi suspendimin e mësuesit, i cili që nga janari i këtij viti ishte edhe anëtar i PDK’së.

“Pas kërkesës së kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci, drejtuar Drejtorisë Komunale të Arsimit për marrjen e masave sipas Ligjeve të aplikueshme, kjo e fundit ka marr Vendim në bazë të kompetencave që ka, konform Ligjit, deri në përfundimin e procedurave të Komisionit Disiplinor për suspendimin e mësimdhënësit i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj nxënësit. Komuna e Drenasit dhe Drejtoria Komunale e Arsimit, mbeten të përkushtuara në zbatimin e ligjeve dhe marrjen e masave për të gjithë ata që bien ndesh me to, në mënyrë që të krijohet një klimë e mirë dhe efikase në procesin edukativo e arsimor në të Institucionet Arsimore të Komunës së Drenasit”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera